BREAKING NEWS

Edi Rama jep sinjale për ndryshime në qeveri, zbardhen paralajmërimet në takimet me deputetët e krerët e bashkive, ja ministrat që pritet të lëvizin

Edi Rama jep sinjale për ndryshime në qeveri, zbardhen
x

Aktualitet

Zjarr i madh në Pashaliman, Ministria e Mbrojtjes nis operacion me helikopterë nga ajri

Zjarr i madh në Pashaliman, Ministria e Mbrojtjes nis operacion me

Zona e Pashalimanit është përfshirë nga zjarri. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se ka nisur operacioni nga ajri për shuarjen e vatrës masive të zjarrit.

Mësohet se një helikopter i Forcës Ajrore i pajisur me mjetet e posaçme është përfshirë në operacion.

“Nis operacioni nga ajri për shuarjen e vatrës masive të zjarrit në zonën e Pashalimanit. Një helikopter i Forcës Ajrore i pajisur me mjetet e posaçme është përfshirë në operacion. Sipas raportimeve të deritanishme zjarrin nuk rrezikon bazën detare të Pashalimanit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.