Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zjarrfikësi tregon momentet e fundit të Dienës me të bijën: S’kam për ta harruar gjithë jetën atë skenë. E mbronte me trup, gërmova me thonj…

Postuar: 02/12/2019 - 23:45

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci tragjik i tërmetit.

Momente dramatike, gati si skenat e filmave janë ato që ka përjetuar Irjat Matraku, komandat i Grupit të zjarrfikësve gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti.

“Ngushëllime familjarëve së pari. Në momentin e parë që mora sinjalin nga drejtori i Zjarrfikëses, u paraqita në repart. Mora për detyrë të shkoja në pallatin 6-katësh në Durres. Pasi shkuam në vendin e ngjarjes, bashkë me grupin tim filluam kërkim-shpëtimin për personat që ndodheshin nën rrënoja. Pallati ishte shembur. Në një krah ndodheshin 4 trupa, që ishin nën rrënoja, sipas informacioneve që na dhanë dhe të afërmit. Në krahun tjetër ishin një gjyshe më nipin që ishin në rrënoja. Atje ishte një nënë bashkë me një fëmijë që ishin gjallë. U munduam me ato mjetet tona, punuam me thonj. E dëgjonim zonjën. Në momentet e para dhe fëmija ishte gjallë. I jam afruar zonjës, i kam dhënë ujë…Aq mundësi kishim. Me ato mjete që kishim. Më pas erdhi Policia e Rendit dhe nisën punën. Më pas erdhën forcat RENEA, ata kishin mjete. Ishte tragjike dhe ajo skenë s’do më ikë deri sa të….e përjetoj dhe e kam përjetuar. Një nënë që të mbajë fëmijën poshtë. Ishte tmerrësisht….por ne këtë punë kemi. Ne zjarrfikësit shohim drama shumë. Si ky rast…se di.. Kam qenë 72 orë në atë vendngjarje, S’kam pasur mundësi të bëjë telefonata. Pasi nxora familjen time jashtë ika në vendin e ngjarjes. 72 orë pa komunikuar me familjen”, tha ai në News24.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2019 - 14:30

Shefi i seksionit të rendit pranë komisariatit të Rinasit Altin Zekaj, që u arrestua për vjedhjen e ndihmave të tërmetit është lënë i lirë.

Postuar: 13/12/2019 - 13:53

Administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u certifikua për Planifikimin Strategjik nën meto

Postuar: 13/12/2019 - 13:53

Krahas Dardhës, fshatit turistik në Korçë, dimri ka mbërritur edhe në Theth.

Postuar: 13/12/2019 - 13:40

Një grup përfaqësues i magjistratëve shqiptarë i kanë shprehur shqetësimin përfaqësuesve më të la