BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Zylfie Haklaj godet rëndë Sali Berishën: Ramush Haradinajn e akuzonte si kriminel lufte, ja si e përdori për të na goditur në Suedi

Zylfie Haklaj godet rëndë Sali Berishën: Ramush Haradinajn e

Në vitin 2003, Zylfije Haklaj largohet drejt Kosovës ku jeton për 5 vite. Atje, ajo ka pasur mbrojtjen e njerëzve të UÇK-së, që dikur ishin ndihmuar nga Haklajt në luftën e Kosovës. Në kohën që ajo shkon në Suedi, vëllai i madh Hamdiu, ishte ndaluar pas një urdhër arresti ndërkombëtar të Shqipërisë. Ai, ishte dënuar për vrasjen e vëllezërve Guxim dhe Besim Demaj në vitin 1993, ngjarje për të cilën Haklajt thonë se e ka kryer djali i tretë i familjes, Shkëlqimi, i vrarë në pritën e Qafë Luzhës.

“Në kohën që unë bëra intervistën, në atë kohë i kam treguar personelit kam thënë që akuzohem për një ngjarje në Shqipëri, pikërisht për datën 2 prill 2002, dhe u kam thënë që jam në Interpol ndërkombëtar”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Më 3 Prill të vitit 2008 Zylfija dënohet ndërkohë në 16 Prill, ndalohet në Suedi nga policia. Për 6 muaj, ajo do të mbahej në paraburgim, teksa gjykata suedeze shqyrtonte kërkesën e Shqipërisë për ekstradim.

“Hetuesi më vendosi një letër me emrin e Ramush Haradinaj, e më tha e njeh ti, u thashë nuk e njoh, si nuk e njeh tha: Kush të solli këtu, kush të mbajti në Kosovë, po vëllai jot Fatmiri? Kishit të dhëna që ka pasur njohje, i thashë që se ka takuar kurrë atë. Tha, po atëherë kush të mbajti në Kosovë, i thashë më mbajtën ata që mbajta në kohë lufte. Do na tregosh kush të solli, u thashë nuk ju tregoj dot sepse i vret Sali Berisha me njerëzit e tij”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Vajza e Haklajve thotë se këto informacione u ishin servirur suedezëve nga pala shqiptare.

“Sali Berisha e akuzonte Ramush Haradinaj si kriminel lufte dhe mua më akuzonte si njeri që kisha bashkëpunuar me kriminelët e luftës”, tregon Zylfije Haklaj për Top Story.

Një detaj që kurrë nuk është vënë në dukje i shpëtoi nga ekstradimi Zylfijen dhe vëllain e saj Hamdiun.

“Kur prokurorët suedezë dhe hetuesit suedez shkuan në Tiranë kërkuan dosjet tona, krahas dosjeve kanë kërkuar edhe kush e vrau familjen tonë dhe shteti shqiptarë nuk ka disponuar asnjë dosje që të thonë këta janë të akuzuarit që i kanë vraraë, dhe prokurori suedez u ka thënë: po ata kush i vrau?”, tregon Zylfije Haklaj.