BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Aktualitet

Zyra e Mitsotakis merr masa në kohë rekord, i shpëton jetën 19-vjeçares shqiptare nga Puka, ja çfarë ndodhi

Zyra e Mitsotakis merr masa në kohë rekord, i shpëton jetën

Zyra e emergjencave sociale në Greqi i ka shpëtuar jetën një emigranteje nga Puka që jeton në Mykonos. Jeta e emigrantes shqiptare nga Puka 19- vjeçares Adelina Gjeloshi e cila kishte pësuar një përkeqësim të papritur të shëndetit të saj sipas të afërmve ishte në ‘fije të perit’.

Që jeta e emigrantes shtatzanë 7 muajshme të mos rrezikohej ajo duhej transportuar me urgjencë në një nga spitalet më të mira të Greqisë por mbizotërimi i motit të keq nuk lejonte fluturimin e helikopterëve dhe transportin e saj për në klinikat e specializuara. Por sapo Zyra e Kryeministrit të Greqisë është njohur me rastin në fjalë nga kryebashkiaku i Mykonos ai ka urdhëruar që të vihej në dispozicion për të transportuar emigranten shqiptare avionin qeveritar në një kohë mjaft të shkurtër.

Avioni qeveritar sikurse kishte urdhëruar kryeministri Mitsotakis ka shkuar dhe ka mundur të transportojë drejt spitalit emigranten shqiptare nga Puka për në spitalin “Aleksandra” në Athinë. Falë solidaritetit të treguar dhe ndërhyrjes së specializuar në klinikën e Spitalit të Athinës emigrantja shqiptare nga Puka e ka kaluar rrezikun. Të afërmit e saj dhe komuniteti shqiptar që jeton e punon në Mykono i kanë shprehur mirënjohje për këtë gjest kryebashkiakut të ishullit grek si dhe kryeministrit Mitsotakis.