Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zyra e Nëpunësit Civil ultimatum bashkive: Pasoja fatale për çdokënd që shkel ligjin

Postuar: 19/06/2019 - 18:11

Përfshirja në sulme të dhunshme kundër procesit zgjedhor, siç është mësyrja në KZAZ-të e disa qyteteve që drejtohen nga bashki të PD-së dhe LSI-së, ka bërë që Komisioneri për Mbikëqyrjen e Nëpunësit Civil t'i drejtohet bashkive me një kërkesë. Ky institucion kërkon informacion lidhur me zbatimit e ligjit të nëpunësit civil, ku i kërkon bashkive të evidentojë nëpunësit që janë përfshirë në akte të ndryshme gjatë periudhës zgjedhore. Në shkelje të këtij ligji, atëherë  Komisioneri për Mbikëqyrjen e Nëpunësit Civi paralajmëron lirimin nga puna.

Në mbledhjen e fundit të Taks-Forcës ku komisioneri mori pjesë si i ftuar janë konstatuar disa raste ku punonjës pranë bashkive kanë marrë pjesë në akte të dhunshme të cilat janë zhvilluar në disa KZAZ në vend. Në rast se këto shkelje konfirmohen, komisioneri paralajmëron se do të merren masa të parashikuara nga ligji.

"Në kuadër të mbikëqyrjes së ligjshmërisë në administrimin e shërbimit civil gjatë procesit zgjedhor, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil ka ndjekur në vijimësi zhvillimet në lidhje me emërimet e reja, largimet/lirimet nga shërbimi civil dhe sjelljen e nëpunësve civilë gjatë fushatës zgjedhore, si nëpërmjet raportimit tëgrupeve të monitorimit të ngritura pranë institucioneve që përfshihen në fushën e veprimit të ligjitnr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, ashtu dhe nga ngjarjet e reflektuara në media apo nga informacione të ndryshme të ardhura pranë Komisionerit.

Në mbledhjen e fundit të Task Forcës, ku Komisioneri merr pjesë si i ftuar, nga anëtarët e këtij grupi janë ngritur shqetësime për përfshirjen e disa punonjësve të njësive tëqeverisjes vendore, në veprime që vijnë nëkundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës, si pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme pranë vendeve ku janë kryer veprime të dhunshme, ndaj zyrave të KZAZ-ve, duke i dëmtuar ato apo duke shpërdoruar materialet zgjedhore që ruhen në ambientet e tyre.

Nisur nga këto rrethana, sjellim edhe njëherë nëvëmendjen tuaj rekomandimet që ka dhënë Komisioneri në fillim të fushatës zgjedhore, të cilat kanë të bëjnëme zbatimin e ligjit nr.152/2013,“Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, e në veçanti me respektimin/kufizimin e të drejtave me karakter politik të nëpunësit civil, gjatë procesit zgjedhor (neni 37 i ligjit),të cilat garantojnë parimet e përgjithshme të shërbimit civil, të tilla si: neutraliteti, paanshmëria dhe integriteti i tyre gjatë kryerjes së detyrës.

Qëllimi i kësaj dispozite, e cila rregullon në mënyrë të hollësishme sjelljen e nëpunësve civilë gjatë periudhës zgjedhore, është të disiplinojë nëpunësit civilë që të ushtrojnë vetëkontroll për sa i përket manifestimit në publik të pikëpamjeve politike dhe besnikërisë në një forcë politike në jetën private, çka do të thotë që, ata nuk mund të manifestojnë me pankarta në duar, apo të jenë protagonistë në foltoret e subjekteve politike që zhvillojnë fushatën zgjedhore.

Mosrespektimi i dispozitës së mësipërme konsiderohet shkelje e disiplinës në punë dhe në kuptim e zbatim të ligjit, ndaj rasteve të tilla duhet të mbahet qëndrim sipas parashikimeve të ligjit për procedimin disiplinor.

Komisioneri kërkon nga grupet e monitorimit që të ndjekin situatën në kohë reale dhe të verifikojnë nëse personat e përfshirë në veprime të dhunshme janë nëpunës civil; nëse konstatohen të tillë, të fillojnë menjëherë procedurat disipilinore sipas parashikimeve të ligjit.       

Në kuadër të bashkëpunimit për realizimin e procesit të mbikëqyrjes së zbatimit të ligjit për nëpunësin civil, gjatë fushatës zgjedhore, si dhe në bazë të pikës 3, të nenit 14, të ligjit nr.152/2013, brenda datës 24.06.2019, të dërgohet pranë Komisionerit  informacion në lidhje me sa më sipër. Për çdo veprim që do të ndërmerret nga grupet e monitorimit, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, Komisionet Disiplinore, si dhe nga cdo subjekt i ngarkuar nga ligji për administrimin e shërbimit civil të dërgohet në vijimësi informacion pranë Komisionerit.

Veç kësaj, Komisioneri kërkon nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore pranë institucioneve të rikujtojnë edhe njëherë çdo nëpunës civil për të drejtat dhe kufizimet që i njeh ligji gjatë fushatës zgjedhore,si dhe të kujdesen që të mos lejojnë shkelje të ligjit nga ana e tyre. Duke vlerësuar ecurinë e mirë të këtij procesi, të cilin po e realizojmë së bashku, Komisioneri është gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar institucionin tuaj dhe ju inkurajon që të informoni në kohë reale për çdo shkelje të ligjit që ju konstatoni gjatë kësaj periudhe zgjedhore", mbyllet kërkesa e Komisionerit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/11/2019 - 15:52

Tre automjete janë përfshirë në një aksident mesditën e kësaj të marte në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan. Nga informacionet aksidenti ka ndodhur në Xibrakë.

Postuar: 12/11/2019 - 15:23

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit e nisi punën mëngjesin e sotëm për prishjen e një

Postuar: 12/11/2019 - 14:53

Sipas mediave greke ditën e sotme është gjetur një trup i pajetë i dekompozuar në fshatin Kato Ko

Postuar: 12/11/2019 - 14:49

Policia e Lezhës ka arritur të bjerë në gjurmët e një 40 vjeçari, të shpallur në kërkim për vepra

Postuar: 12/11/2019 - 14:40

Policia e Matit ka finalizuar operacioni e koduar “Ulëza”, për goditjen e veprimtaris

Postuar: 12/11/2019 - 14:11

Analisti i njohur njëherësh gazetari, Mustafan Nano kishte programuar këtë javë që të jepte një s