BREAKING NEWS

Lëkundjet e forta të tokës në Tiranë dhe Durrës, shënohet viktima e parë nga tërmeti (Emri)

Lëkundjet e forta të tokës në Tiranë dhe Durrës,
x

Aktualitet

Zyrtare nga VOA: Shqipëria pranuese e 3 mijë muxhahedinëve

Zyrtare nga VOA: Shqipëria pranuese e 3 mijë muxhahedinëve
Edhe pse zyrtarisht edhe në takime dhe deklarata publike nuk u fol për muxhahedinët, Zëri i Amerikës raporton se gjatë vizitës së tij në Tiranë, Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry ka falenderuar qeverinë shqiptare për strehimin e tyre.
 
“Përgjatë dy viteve Shqipëria, ka strehuar 1 mijë muxhahedinë dhe ka rënë dakord për të strehuar dhe 2 mije të tjerë”-shkruan Zëri Amerikës, duke shtuar se “në fakt Shtetet e Bashkuara e kanë ndihmuar Shqipërinë për të strehuar këtë grup, i cili ka ndihmuar ushtrinë amerikanë gjatë operacioneve në lindjen e mesme në luftën kundër terrorizmit. ndihma financiare për këtë grupim përfshin një fond prej 20 milionë dollarësh përmes agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët”-shprehet një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, sipas të cilit ndihma ndaj Shqipërisë konsiston në ngritjen e kapaciteteve fizike.
 
Kjo do të thotë se Shqipëria do të strehojë të gjithë muxhahedinët iranianë që mbaheshin në një kamp ushtrak amerikan në Irak.
 
 
 
Një funksionar i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se qëllimi i vizitës së Sekretarit Kerry në Shqipëri ishte pikërisht të falenderonte shtetin shqiptar për strehimin e muxhahedinëve.
 
Funksionari shtoi se “Zoti Kerry para se të niste vizitën në Tiranë ra dakord që të mos fliste publikisht për zhvendosjen e muxhahedinëve, pasi mbetet një çështje e ndjeshme.”
 
Muxhahedinët iranianë do të strehohen kryesisht në një kamp të posaçëm që do të ndërtohet nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me Agjensinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).
 
Për këtë qëllim, SHBA-të i kanë akorduar UNHCR-së rreth 20 milionë dollarë për të përballuar koston e rivendosjes së tyre në Shqipëri.
 
Muxhahedinët kanë qenë të vendosur për dekada të tërë në Irak, nën mbrojtjen dhe mbështetjen e Sadam Huseinit. Mbas rrëzimit të regjimit të Sadamit dhe mbasi pranuan të çarmatoseshin, ata u morën nën mbrojtje nga ushtria amerikane.
 
Me largimin e ushtrisë amerikane nga Iraku, lindi nevoja e vendosjes së tyre në vende të treta, pasi qeveria irakene kërkoi largimin e tyre nga Iraku.
 
 
Qeveria amerikane u përpoq për disa vite të gjente vende që mund t’i strehonin muxhahedinët por, me përjashtim të Shqipërisë, vendet e tjera refuzuan për shkak të rrezikshmërisë që ata mund të paraqesin duke patur parasysh të shkuarën e tyre terroriste.
 
ARTIKULLI I PLOTE I ZERIT TE AMERIKES NE SHQIP
 
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka përdorur një vizitë në Shqipëri për të falenderuar qeverinë për strehimin e anëtarëve të një grupi të opozitës Iraniane të njohur si Muxhahedinë, ose MEK.
Gjatë dy viteve të fundit, Shqipëria ka strehuar rreth 1,000 anëtarë të MEK dhe është angazhuar për të strehuar edhe 2,000 të tjerë, u shpreh një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit. Shumica prej tyre jetonin në kampe të financuara nga Amerika në Irak.
Para vizitës së sekretarit amerikan Kerry në Tiranë të dielën, zyrtari tha se Kerry nuk do të fliste publikisht për përpjekjet e strehimit, e cila mbetet një temë delikate.
SHBA ka ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj për të strehuar muxhahedinët, një grup i cili ka përkrahur Amerikën në operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme dhe në luftën kundër terrorizmit.
SHBA-të i kanë akorduar UNHCR-së rreth 20 milionë dollarë për të përballuar koston e rivendosjes së muxhahedinëve në Shqipëri, shtoi zyrtari i Departamentit të Shtetit.
SHBA gjithashtu i ka dhënë Shqipërisë asistencë në çështjet e sigurisë dhe zhvillimit ekonomik për të ndihmuar vendin në rritjen e kapacitetit fizik për të strehuar refugjatët.
 
Përkrahja për reformën në drejtësi në Shqipëri.
 
ZERI AMERIKES
 
SHBA vlerësojnë Shqipërinë për strehimin e muxhahedinëve
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka përdorur një vizitë në Shqipëri për të falënderuar qeverinë për strehimin e anëtarëve të një grupi të opozitës Iraniane të njohur si muxhahedinë.
Gjatë dy viteve të fundit, Shqipëria ka strehuar rreth 1,000 muxhahedinë dhe është angazhuar për të strehuar edhe 2,000 të tjerë, u shpreh një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit. Shumica prej tyre jetonin në kampe të financuara nga Amerika në Irak.
 
Para vizitës së sekretarit amerikan Kerry në Tiranë të dielën, zyrtari tha se Kerry nuk do të fliste publikisht për përpjekjet e strehimit, e cila mbetet një temë delikate.
 
SHBA ka ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj për të strehuar muxhahedinët, një grup i cili ka përkrahur Amerikën në operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme dhe në luftën kundër terrorizmit.
SHBA-të i kanë akorduar UNHCR-së rreth 20 milionë dollarë për të përballuar koston e rivendosjes së muxhahedinëve në Shqipëri, shtoi zyrtari i Departamentit të Shtetit.
SHBA gjithashtu i ka dhënë Shqipërisë asistencë në çështjet e sigurisë dhe zhvillimit ekonomik për të ndihmuar vendin në rritjen e kapacitetit fizik për të strehuar refugjatët.
 
Përkrahja për reformën në drejtësi në Shqipëri.
 
Vizita e Kerrit vjen në një kohë kur Shqipëria po përpiqet të miratojë reformat gjyqësore, si pjesë e përpjekjeve për të luftuar korrupsionin. Kerry vlerësoi këto përpjekje të qeverisë shqiptare gjatë deklaratës së tij për shtyp në Tiranë.
 
“Vendi juaj është në drejtimin e duhur” tha Sekretari Kerry gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama.
Kerry shtoi se ai ishte i ‘inkurajuar’ nga paketa e reformës së drejtësisë.
‘Pa përkrahjen dhe këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipëria nuk do të kishte bërë kaq shumë progres me reformat e saj,” tha kryeministri Rama.
Reformat gjyqësore gjithashtu do të ndihmojnë Shqipërinë për hapjen e negociatave me BE-në.
 
Kerry udhëtoi për në Shqipëri nga Gjermania ku ai mori pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut.
Përveç takimeve më Kryeministrin Rama dhe Ministrin e Jashtëm, ai takoi liderin e opozitës dhe grupe të shoqërisë civile.