Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

2.5 milionë euro investim/ Poltrona për çiftet, bonuse dhe teknologji ultra-moderne, zbulohen sekretet e Cineplexx në QTU

Postuar: 05/10/2018 - 10:11

QTU (Qendra Tregtare Univers) po i kryen me ritme të kënaqshme punimet restauruese dhe pritet që të vijë në dimensionin e saj të ri brenda afateve të parashikuara. Por sa më shumë rritet pritja, aq më tepër edhe vijojnë të dalin detaje të reja, nga qendra e parë tregtare në vend, që është një nyje e rëndësishme lidhëse mes argëtimit dhe të bërit biznes në mënyrë të mençur në Shqipëri.

Së fundmi janë zbuluar detajet e Cineplexx, rrjetit të mirënjohur të kinemave, që duket se do të vijë edhe në QTU, me risitë dhe avantazhet që kërkon koha dhe që do t’i bëjnë edhe më tërheqëse vizitat në qendrën tregtare.

Kjo do të jetë një arsye më shumë për të vajtur në QTU.

Së pari mësohet se në sallën e re të kinemasë, vizitorët do të gjejnë investimin që siguron teknologjinë e projeksioneve evropiane të kinemasë që shfaqin filmat e rinj rekord-thyes të Hollivudit në një atmosferë moderne dhe mbresëlënëse, njëkohësisht duke shijuar nachos ose kokoshkat e shijshme. Pjesa e brendshme e kinemasë bashkëkohore është e kombinuar me standardet e njohura evropiane të Cineplexx.

4 salla dhe teknologji Real D 3D

Cineplexx do të mundësojë 4 salla moderne me rreth 600 ulëse, me një mur të dizenjuar në mënyrë mbresëlënëse në hollin e brendshëm, ndenjëset e pajisura me lëkurë të veçantë si dhe gjithashtu ulëset dyshe “Love Seat” për çiftet. Me një investim prej më shumë se 2.5 milionë eurosh Cineplexx do të garantojë një mjedis të mrekullueshëm për përvojën më të bukur të filmit.

Përveç ulëseve të rehatshme dhe dizajnit modern, kinemaja më e re në Tiranë do të ofrojë teknologjinë më të përparuar evropiane të projektimit me instalimin e projektorëve Barco-Laser për cilësinë më të mirë të imazhit dhe JBL Bluelink për një tingull surround të jashtëzakonshëm. Për më tepër, të gjitha sallat do të ofrojnë teknologjinë Real D 3D, duke u lejuar vizitorëve virtualisht mundësinë për të qenë pjesë e filmit.

Përfitime dhe oferta

Cineplexx është i njohur për implementimin e shërbimeve të standardeve të larta. Vizitorët e kinemasë së re në QTU do të gjejnë argëtimin e famshëm të Cineplexx në kombinim me avantazhet e njohura si p.sh. “Bonus Card Cineplexx”, që mund të përdoret edhe në kinemanë e re. Për më tepër, banorët e Tiranës tani mund të zgjedhin kinemanë e tyre të preferuar për t'u argëtuar në eventet e posaçme si psh "Ladies Night" dhe "Men's Night", që gjithashtu do të zhvillohen edhe në QTU. Familjet do të gjejnë vendin e tyre të preferuar në specialitetet e Cineplexx të së dielës dhe në “Ditët e Familjes”, si dhe fëmijët gjithmonë do të marrin çmime të veçanta dhe festat e veçanta të ditëlindjes me “Klubin Familjar të Filmit”.

Cineplexx ka funksionuar me sukses gjatë 5 viteve të fundit dhe ka sjellë përvojën ndërkombëtare të kinemasë në Tiranë. Si zinxhiri kryesor rajonal i kinemasë, ne jemi të kënaqur që të hapim një tjetër Cineplexx në qendrën tregtare QTU dhe kështu të sigurojmë përvojën e shquar të filmit për sa më shumë fansa të kinemasë në Tiranë ", thotë Christof Papousek, Drejtori i Financës dhe partner menaxhues i Cineplexx International.

QTU është nën menaxhimin e Acrem, kompanisë më të madhe menaxhuese të qendrave tregtare në Shqipëri.

QTU (ku do të vendoset Cineplexx) është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur edhe për investimet në qendrat tregtare TEG dhe SEG, në zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë e modës dhe atë minerare, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetet e dyqaneve Neptun, Jumbo, SPAR, etj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2018 - 18:06

"..interCeraunorumsaxaetalialocapericolosa…locum,qui appellabatur  Palaeste” - Julius Caesar, 48 a.c.

Postuar: 15/10/2018 - 10:09

Uzina e Ferro-kromit në Burrel po njeh një transformim të jashtëzakonshëm me një ndikim të madh e