Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Samir Mane, Presidenti i Grupit Balfin bën realitet ëndrrën e familjes Sorra për një shtëpi të re

Postuar: 12/05/2018 - 09:50

Historia e trishte e familjes Sorra, transmetuar ne media dy muaj më parë është pare dhe dëgjuar nga të gjithë.

Kushtet e jetesës ishin në kufijtë e mbijetesës, ndërsa kryefamiljari ishte shumë i sëmurë. Teksa sot nuk jeton me, familja e tij, bashkeshortja dhe tre femijet, kane tashme nje shtepi te re e te ngrohte.

Ishte vete Samir Mane, presidenti i Grupit Balfin, i cili pasi degjoi historine ju pergjigj menjehere thirrjes se Fundjave Ndryshe per te rindertuar shtepine e familjes Sorra te cilet fale ketij donacioni dhe gjesti bujar tashme ndodhen ne nje shtepi  te re, te ngrohte dhe me kushte shume te mira jetese.

Humbja e kryefamiljarit eshte e pazevendesueshme, por krijimi i kushteve per nje jetese me te mire do ta lehtesoje sadopak dhimbjen e familjes Sorra.

“Jam në ëndërr, nuk jam zgjuar!”, u shpreh kryefamiljarja. Ndërsa Samir Mane tha: “dëgjova për hallin e familjes. U ndjeva i privilegjuar që munda të ndihmoj sado pak për ndërtimin e kësaj shtëpie të re të familjes. Shpresojmë që këtë bashkëpunim ta kemi edhe për familje të tjera. Ju falenderoj të gjithëve dhe ta gëzoni shtëpinë e re!”

Kjo inisiative vjen si pjesë e donacioneve që fondi Balfin, i krijuar me përkujdesjen e veçantë të vetë Z. Mane, me qëllim mbështetjen e shtresave të varfëra, dhuron në mënyrë të vazhdueshme.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 9

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 07/05/2018 - 13:43

Maersk Grup, linja më e madhe e anijeve të kontenierëve në botë sjell ne Shqipëri kompaninë tjetër, gjigandin ndërkombëtar Seago Line. Ashtu si dhe Mearsk, Seago Line do të përfaqësohet në Shqipëri nga Stella Mare, një sipërmarrje e përbashkët nga Milsped dhe Balfin Group.

Postuar: 27/04/2018 - 12:05

Rreth dy të tretat e bizneseve sot nuk kanë një plan për zhvillimin e punonjësve për pozicione drejtuese-sipas një artikulli të publikuar në CNBC.