Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shqipëria më afër porteve të Evropës me Seago Line, gjigandin ndërkombëtar të transportit detar

Postuar: 07/05/2018 - 13:43

Maersk Grup, linja më e madhe e anijeve të kontenierëve në botë sjell ne Shqipëri kompaninë tjetër, gjigandin ndërkombëtar Seago Line. Ashtu si dhe Mearsk, Seago Line do të përfaqësohet në Shqipëri nga Stella Mare, një sipërmarrje e përbashkët nga Milsped dhe Balfin Group.

Seago Line është një kompani europiane e specializuar në transportin detar të kontenierëve e cila operon shërbime të shpejta përgjatë gjithë Europës, Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Afërme. Me shërbimet e shpejta, fleksible dhe me zyra në të gjitha tregjet, Seago Line e bën procesin e transportin detar të kontenierëve të lehtë dhe të përpiktë.

Nga Deti i Zi në Mesdhe, në Atlantikun e Veriut dhe deri në detin Balltik, rrjeti i tyre i integruar ndërmodal mundëson transportin e mallrave të klientëve në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt.

Nga sot e tutje, Stella Mare shpk, përfaqësues zyrtar i Maersk dhe Seago Line, do të mund të ofrojë për klientët në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, transportin e kontenierëve nga çdo vend i Europës dhe nga e gjitha bota. Nisur nga fakti që kargo nga Europa merr rreth 30% të tregut të trasportit të kontenierëve në Durrës, rëndësia e shërbimeve të Seago Line është mjaft e madhe dhe patjetër që do të zgjerojë edhe më tej prezencën e Maersk në rajon.

Për pjesën më të madhe të porteve në Europë dhe në Afriken e Veriut, ky shërbim do të ketë vetëm një pikë të ndërmjetme e cila ndodhet në Maltë. Kjo do të mundësojë që Seago Line të ketë shërbimin më të shpejtë dhe uljen e kohës së tranzitit prej Durrësit në treg.

Disa shembuj:

Izmir, Turqi (CY) në Durrës, Shqipëri (CY) – 6 ditë

Valencia, Spanjë (CY) në Durrës, Shqipëri (CY) – 8 ditë

Hamburg, Gjermani ose Antëerp, Belgjikë (CY) në Durrës, Shqipëri (CY) – 16 ditë

Drejtori i departamentit të Shitjeve të Seago Line për rajonin e Adriatikut Lindor pohon se:

“Shqipëria ka bërë kalimin në ekonominë e tregut të lirë dhe po ecën përpara në rrugën e progresit. Biznesi në rritje i importit dhe eksportit ofron mundësi të reja. Ne jemi shumë të lumtur të njoftojmë që Seago Line do të ofrojë shërbimet e veta në Shqipëri. Ne do të ndihmojmë bizneset që të arrijnë ambicjet e tyre me pajisjet tona të teknologjisë së fundit, rrjetin e gjërë, kohën konkuruese të tranzitit, flotën inovative të kargos dhe zgjidhjet e-business.“

Milsped është një lider rajonal në logjistikë me operim në të gjithë Evropën.
Grupi Balfin është Grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon. Maersk  është kompania më e madhe në botë për transportin detar. Kjo kompani ka punësuar mbi 88.000 punonjës në mbi 130 vende.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 13

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/05/2018 - 09:50

Historia e trishte e familjes Sorra, transmetuar ne media dy muaj më parë është pare dhe dëgjuar nga të gjithë.

Postuar: 27/04/2018 - 12:05

Rreth dy të tretat e bizneseve sot nuk kanë një plan për zhvillimin e punonjësve për pozicione drejtuese-sipas një artikulli të publikuar në CNBC.