Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Të blesh duke kontribuar direkt për një kauzë shumë humane/ Ja si e arriti kompania shqiptare këtë

Postuar: 22/08/2018 - 12:09

Neptun është kompania e parë e Grupit Balfin, e themeluar që në vitin 1993, kur e nisi rrugëtimin si një dyqan i vogël dhe modest në buleveradin kryesor të Tiranës. Sot Neptun njihet si kompania lider në tregun e pajisjeve elektronike dhe teknologjike, i shtrire në gjithë Shqipërinë me një rrjet prej 26 dyqanesh, por edhe jashtë saj, në vende të ndryshme të Ballkanit.

Neptun është gjithashtu një punëdhënës i madh, që ka njohur rritje progresive. Kompania pritet që ta rrisë me 25% indeksin e punësimit të saj brenda vitit 2018, duke kaluar nga 325 punonjës, në plot 406.

Pesë vjet më parë ajo numëronte rreth 16 dyqane në Tiranë dhe në rrethet kryesore të vendit, ndërkohë që sot numri i dyqaneve është 26 dhe disa pika të tjera shitjeje janë në plan për tu çelur në vijim. Çelja më e fundit ka qenë dyqani në qytetin e Laçit dhe sivjet do të vazhdohet me zgjerimin me 3 hapje të reja me modelin “franchise” për të qenë sa më pranë klientëve në çdo cep të Shqipërisë.

Slogani i Neptun është “Punojmë çdo ditë që të përmirësojmë kushtet tuaja të jetesës” dhe ndër vite kompania i ka përmbushur objektivat e saj duke ndryshuar mënyrën e blerjes së produkteve elektroshtëpiake në një rrjet të organizuar shitjesh, me produkte nga partnerë zyrtarë dhe me garanci, forma lehtësuese pagese, shërbime shtesë, kujdes ndaj klientit pas blerjes etj.

Por misioni nuk mbaron këtu, pasi dëshira për t’u përmirësuar dhe për ta çuar në nivele të mëtejshme kompaninë është e madhe. “Do të punojmë në po këtë drejtim, duke vëne në plan të parë eksperiencën e konsumatorit dhe plotësimin e kërkesave të tij me shërbimin tonë dhe produktet me tipare të avancuara teknologjike që përmirësojnë jetesën e përditshme” – thotë Greta Lekaj, Drejtore e Marketingut të kompanisë. 

Karta “Happy”, klientët kontribuojnë direkt për një kauzë të rëndësishme

Përveç profilit të biznesit, Neptun i kushton tepër vëmendje edhe sferës sociale. Prej tre vjetësh ajo ofron një mbështetje në forma të ndryshme për dy qendra që trajtojnë fëmijët me sindromën daun, Qendrën Xhonatan dhe Down Syndrome Albania (DSA).

Konkretisht Neptun ofron çdo muaj një përqindje nga shitjet e kartës “Happy” në ndihme të dy qendrave. Pra kjo kartë, nuk shërben vetëm për klientët për të përfituar nga ofertat dhe promocionet e Neptun, por përmes saj një pjesë e të ardhurave i rikthehet komunitetit, më konkretisht këtij grupi në nevojë duke kontribuar në mbulimin e një pjese të shpenzimeve për programet e trajtimit të fëmijëve apo për ambientet e tyre. Kjo mbështetje ka nisur që në vitin 2016 dhe është menduar që të ofrohet të paktën për një periudhë 3-vjeçare.

E pyetur se përse Neptun kontribuon në sferën sociale, Greta Lekaj, thekson më tej: “Shoqëritë krijohen dhe zhvillohen në një komunitet të caktuar me të cilin ndërveprojnë. Është shumë e rëndësishme të mendosh afatgjatë dhe të kthesh diçka në këtë komunitet, nga i cili ti merr shumë. Në këtë mënyrë ndikojmë në përmirësimin e kulturës së përgjithshme, afrohemi me njerëzit duke punuar për një qëllim shoqëror, promovojmë vullnetarizmin, nxisim rritjen personale si edhe përmirësojmë cilësinë e shërbimit”.

Impakti direkt në jetët e vogëlushëve me sindromën daun

Emanuela Zaimi, themeluese dhe Drejtuese Ekzekutive e Fondacionit Down Syndrome Albania, shprehet mjaft mirënjohëse për kontributin që Neptun ka dhenë për qendrën e saj: “Që prej Janarit 2017 Neptun na është bashkuar si sponsor mujor i shërbimeve terapeutike. Në fillim Neptun dhuronte për DSA një përqindje nga shitja mujore e kartave të klientit, ‘Karta Happy’, ndërsa prej janarit të ketij viti, Neptun derdh një kontribut fiks mujor në DSA, të ardhura që vijnë po nga karta në fjalë” – thotë ajo.

Fondacioni Down Syndrome Albania është themeluar në Tetor të vitit 2013, nga Emanuela, si nënë e një fëmije me sindromën Down (Arbi, aktualisht 7 vjeç), me qëllim institucionalizimin e zërit prindëror, përmes avokimit dhe lobimit për të drejtat dhe nevojat e individëve me sindromën Down ne Shqipëri, si dhe për fillimin e ofrimit të shërbimeve cilësore dhe gjithëpërfshirëse për fëmijët, adultët me SD dhe prindërit e tyre.

Impakti i sponsorizimit mujor të Neptun është shumë i madh, pasi pa donatorët tanë mujorë ne e kemi të pamundur të sigurojmë vazhdimesinë e shërbimeve. DSA nuk ka asnjë mbështetje financiare nga shteti për shërbimet e saj, dhe nga ana tjetër prindërit e kanë të pamundur të paguajnë për koston reale të shërbimeve (1500-2000 leke/orë terapie). Çfarë shteti ne na jep në muaj për fëmijët tanë janë 10.000 lekë, të cilat janë të destinuar kryesisht për të përballuar jetesën dhe jo për t’u vënë në dispozicion të shërbimeve terapeutike që fëmija ka nevojë. Shërbimet që DSA ofron, dhe cilësia e tyre, nuk ofrohen në shtet. Ndërhyrja me terapi që në moshë të hershme për fëmijët me SD, rrit potencialin e tyre drejt arsimimit dhe edukimit në shkolla të përgjithshme bashkë me moshatarët e tyre si dhe siguron aftësitë e duhura për një jetë aktive në familje dhe komunitet” – shprehet Emanuela.

Pranë kësaj qendre, falë edhe kontributit të Neptun, marrin shërbime terapeutike të specializuara 37 fëmijë me sindromën Down, të moshës 0-11 vjeç, nga Tirana dhe qytete të tjera. Pranë DSA këta fëmijë marrin terapi individuale si terapi zhvillimi, terapi të gjuhës dhe të të folurit (logopedi), terapi okupacionale, terapi fizike dhe shërbim të asistencës pedagogjike (fëmijet në moshë shkollore).

Gjithashtu, edhe Qendra Xhonatan e cila është themeluar në vitin 2011, nga Oreada Kita (e cila ka nipin me sindriomen down, Xhonatanin, nga i cili mori emrin edhe qendra) është një Organizatë Jofitimprurese që ka për qellim të ndihmojë fëmijët me Sindromen Down dhe autikë, apo fëmijë me nevoja te posaçme të ngjashme si dhe të rritë ndërgjegjësimin e familjeve të tyre për të arritur më të mirën në jetën e tyre.

Qendra ndodhet në rrugën e  Kavajës në Tiranë dhe në të trajtohen, edhe falë kontributit të Neptunit, në total 43 fëmijë dhe të rinj momentalisht. Brenda qendrës është hapur bari “tek Xhoni”, ku ata mundohen të aktivizojnë të rinj me sindromën down.

Neptun është angazhuar ndër vite edhe në aktivitete në mbrojtje të mjedisit, duke u bashkuar disa herë me nismën e Bashkisë së Tiranës “për një qytet të pastër”.

Neptun është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare QTU, TEG dhe SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në sektorin bankar me Tirana Bank, në industrinë e modës dhe atë minerare, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetet e dyqaneve Jumbo, SPAR, etj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 15

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 27/08/2018 - 15:16

Pavarësisht zhvillimit të teknologjisë dhe medias online, televizioni vijon të mbajë të ngujuar miliarda njerëz në të gjithë botën. Formati ka ndryshuar.