Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Anëtarët milionerë të kabinetit Donald Trump, nga 2 milionë, në 1 miliardë dollarë

Postuar: 11/01/2019 - 21:06

Kabineti i presidentit aktual amerikan Donald Trump konsiderohet si nga më të pasurit  e administratave, megjithë ndryshimet e shumta të të papreferuarve të tij. 
 
Bazuar në llogaritjet aktuale dhe të kaluara të secilit prej tyre, mediat amerikane bëjnë një listë të disa nga më të pasurve në Shtëpinë e Bardhë.
 
Secretary of Education Betsy DeVos: $1.1 billion
 
Sekretarja e arsimit Betsy DeVos: $1.1 miliardë
Sekretarja amerikane e arsimit dhe burri i saj, Amway, vijnë nga familje të vjetra e të pasura të Michigan. 
Nga deklaratat publike të aseteve të tyre DeVos kanë pasur të ardhura prej $53,962,468 dhe $134,894,706 nga janari 2016 deri në pranverë 2017. 
Ministrja e arsimit normalisht merr rrogë bazë prej $207,800, por DeVos tha gjatë marrjes së postit se do të pranojë rrogë vetëm 1 dollar.
 
Secretary of Commerce Wilbur Ross: $506.5 million
 
Sekretari i tregtisë Wilbur Ross: $506.5 milionë
Ross ka punuar për disa dekada me konsulencën e falimenteve para se të niste grupin e tij financiar WL Ross & Co., in 2000, i cili më vonë u shit për rreth $375 milionë.
Sekretari ka qenë më parë objekt kontestimesh dhe akuzash për transaksione të dyshimta dhe përvetësime të jashtëligjshme.
Në 2017, asetet e Ross llogariteshin mes $326 e $687 milionë. 
 
Secretary of the Treasury Steve Mnuchin: $252 million
 
Sekretari i thesarit Steve Mnuchin: $252 milionë
Mnuchin ka punuar për 17 vjet për grupin gjigant financiar amerikan Goldman Sachs para se të bashkëpunonte me George Soros, çka sollën që më vonë Mnuchin të hapte korporatën e vet financiare. 
Bizneset e tij përfshijnë financime të filmave të aksionit si "Mad Max: Fury Road" e "American Sniper." 
Në 2017, asetet e Mnuchin llogariteshin mes $154 e $350 milionë.
 
Small Business Administration head Linda E. McMahon: over $37 million
 
Shefja e administratës së biznesit të vogël Linda E. McMahon: $37 milionë
McMahon është ish drejtuese e korporatës së keçit televiziv WWE e martuar me promotorin e kompanisë Vince McMahon, i cili është vlerësuar më parë nga revista Forbes se zotëron $3.1 miliardë. 
Ajo vetë zotëron rreth 1% të WWE që llogaritet në $37 milionë. 
Në 2010, McMahon u tërhoq nga WWE për t’u fokusuar të fushata e dështuar për ë Senat, në të cilën llogaritet se ka shpenzuar më shumë se 100 milionë dollarë. 
Para emërimit në administratë, McMahon i ka bërë një donacion prej 7 milionë dollarë grupit pro-Trump ‘super PACs’.
 
Secretary of Agriculture Sonny Perdue: $32.1 million
 
Sekretari i bujqësisë  Sonny Perdue: $32.1 milionë
Korbes raporton se pasuria relativisht modeste e Perdue është reduktuar ndjeshëm pas hyrjes në kabinet pasi ka transferuar rreth 20 milionë dollarë te katër fëmijët e tij.
Perdue njihet nga familja e tij e vjetër e pularisë, dhe ka qenë më parë guvernator i Georgia. 
 
Secretary of Transportation Elaine Chao: $29.9 million
 
Sekretarja e transportit Elaine Chao: $29.9 milionë
Chao është e martuar me kreun e shumicës së Senatit, Mitch Mçonnell, dhe bijë e pronarit të një kompanie të madhe transporti. Ajo vetë ka drejtuar disa kompani të mëdha amerikane si News Corp. E Wells Fargo. 
Çifti ka trashëguar shumicën e pasurisë nga nëna e ndjerë e Chao'. 
Në 2017, asetet e Chao llogariteshin mes $11.5 e $48 milionë. 
 
Secretary of Housing and Urban Development Ben Carson: $15.8 million
 
Sekretari i strehimit e zhvillimit urban Urban, Ben Carson: $15.8 milionë
Përveç karrierës si neuro-kirurg, Carson raporton fitime të mëdha dhe nga autorsia e një libri dhe nga paraqitjet në media. Ai ka fituar rreth 10 milionë dollarë në bordin drejtues të kompanisë Kellogg and Costco para se të kandidonte në 2015 për president.
Kreu i inteligjencës kombëtare Dan Coats: $4.6 milionë
Pas shërbiemve si ushtarak, ambasador e kongresmen, Coats raportohej në 2017 se zotëronte mes $8.7 e $22.4 milionë në asete. Të dhënat tregojnë se ai ka investuar shumë para në financë dhe prona të patundshme.
Deh anëtarë të tjerë të kabinetit të Trump kanë shumë të ngjashme, përveç sekretarit të shtetit Mike Pompeo i cili ka raportuar vetëm $266,510 në 2016, edhe pse kishte si rrogë vjetore 185 000 dollarë si drejtor i CIAs.
 (Businessinsider)

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/03/2019 - 18:47

Dhjetra luftanije indiane duke përfshirë dhe aeroplanmbajtësen e saj dhe nëndetset bërthamore, lanë manovrat që ishin duke zhvilluar dhe u dislokuan në kuadër të tensioneve me Pakistanin.

Postuar: 18/03/2019 - 18:09

Presidenti turk Tajip Erdogan përshkroi sot vrasjen masive të musliamnëve në sulmin në Zeandën

Postuar: 18/03/2019 - 17:53

Një deputet i vjetër rus tha sot se Rusia ka vendosur të dislokojë avionët gjigandë bombardues

Postuar: 18/03/2019 - 17:38

Teatri i operas së Milanos  La Scala tha sot se ka vendosur të kthejë 3 milion euro fonde

Postuar: 18/03/2019 - 17:27

Presidenti iranian Hassan Rouhani tha sot se qeveria do të ngrejë padi ligjore kundër zyrtarëve

Postuar: 18/03/2019 - 17:04

Iraku ka dënuar sot me varje një qytetar të Belgjikës për anëtarësi në grupin militant Shteti I

Postuar: 18/03/2019 - 16:44

Presidenti kinez Xi Jinping do të vizitojë javën që vjen Italinë, Francën dhe Monakon duke nisu