Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Libri i ri: Melania Trump u martua me Donald se donte një figurë atërore

Libri i ri: Melania Trump u martua me Donald se donte një figurë atërore

Postuar: 18/10/2018 - 17:51

Një libër i ri shokues në SHBA mbi jetën dhe femrat e presidentit, thotë se MELANIA është martuar me Donald Trump pasi dëshironte një “figurë atërore” në jetën e saj, që ta mbronte.
 
Libri citon një “mik/mikeshë anonim” të Melanias nga Slovenia i/e cila përmendet disa herë në librin e ri të Nina Burleigh, Pranga të florinjta: Historia sekrete e femrave të Trump.
 
 “Ka të bëjë vetëm me pushtetin dhe mbrojtjen” besoj se “ajo kishte nevojë për një burrë të fortë, një figurë atërore”, thonë burimet e autores.
 
Ndërsa duke tërhequr vëmendjen te ngjashmëritë mes babait të zonjës së parë dhe bashkëshortit, “miku i familjes” tha në një program televiziv në Slloveni se zonja Trump është “martuar me babanë e saj”, sipas librit të Burleigh.
Shtëpia e Bardhë ka mohuar pretendimet duke thenë se autorja nuk i ka kontrolluar faktet e saj.
 
Melania është 24 vjet më e re se burri i saj dhe e ka krahasuar atë me babanë në një intervistë të 2016.
 
 “Të dy ata ishin punëtorë, të aftë dhe elegantë. Janë rritur në mjedise të ndryshme por kanë të njëjtat vlera”, tha Melania.
Libri përfshin dëshmi për gratë e tjera në jetën e presidentit si gjyshja, nëna, gratë dhe bijat.
 
 
Autorja Burleigh përmend ngjashmëri dhe mes gruas së tretë të Trump dhe babait të saj. “Dy burrat kishin diferencë të vogël në moshë dhe ngjanin me njëri-tjetrin, ishin të mbushur, sherrxhinj dhe të dhënë pas biznesit”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/03/2019 - 08:47

Në 03.50 dy persona në një motoçikletë kanë hedhur një granatë në hyrje të Konsullatës së Rusisë në Athinë, në rrugën Xhavela 5 në Halandri.  Granata ka arritur në postin e rojes, ku ka shpërthyer.

Postuar: 22/03/2019 - 08:43

Një aktore filmash për të rritur ka vendosur të heqë dorë nga profesioni i saj si pornostare dhe

Postuar: 21/03/2019 - 20:12

Moska ka akuzuar sot Uashingtonin për “tensione të shtuara” pasi dy gjuajtës rusë u

Postuar: 21/03/2019 - 19:56

Pentagoni ka nisur hetime për ushtruesin e detyrës së Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Patrick

Postuar: 21/03/2019 - 19:40

Policia në Korenë e Jugut ka arrestuar 4 persona për përgjimet ilegale me kamera në dhoma motel

Postuar: 21/03/2019 - 19:24

Janë më shumë se 70 njerëz që kanë vdekur sot nga përmbysja tragjike e tragetit të mbushur me f

Postuar: 21/03/2019 - 18:41

Një peticion që i bën thirrje kryeministres britanike Theresa May të anullojë Brexit duke u tër