Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Greqi, Santorini ndalon turistët mbipeshë të përdorin gomarët tradicionalë

Greqi, Santorini ndalon turistët mbipeshë të përdorin gomarët tradicionalë

Postuar: 12/10/2018 - 17:08

Mes rritjes së numrit të turistëve dhe ndërgjegjësimit për abuzimet me lëvizjen tradicionale me gomerë në ishull, autoritetet kanë marrë masa për mirëqenien e kafshëve.
 
Bukuria vullkanike e Santorinit sjell aty miliona turistë në vit, por sipas shumë grupeve të mbrojtjes së kafshëve popullata e gomerëve e pagoi shtrenjt numrin rekord të vizitorëve vitin e kaluar.
 
Banesat e Santorinit shtrihen në një lartësi deri në 400 metra mbi portin e Fira, dhe për të arritur aty autoritetet ishullor kanë krijuar disa mënyra: “Pasagjerët e kroçerave kanë tre mënyra ngjitjeje, me këmbë, me teleferik dhe me gomar ose mushka. Por me mijëra turistë që vijnë çdo ditë dhe me pesë apo gjashtë kabina teleferiku, zgjedhjet janë të limituara. Pastaj me këtë nxehtësi askush nuk zgjedh opsionin e parë”, thotë këshilltarja bashkiake Evangjelia Konsta
 
Prej kërkesave të pasagjerëve të krocerave për ngjitjen e rreth 600 shkallëve gomerët e ishullit kanë pasur plagë kurrizore, të vrara nga shala dhe ezaurim, aq sa gjendja e tyre i bëri përshtypje grupeve të bamirësisë që vizituan ishullin në gusht.
 
Nën këtë presion qeveria greke ka sjell legjislacionin që ndalon ngarkimin e kafshëve me më shumë se 100 kg. Edhe në tekst nuk përmenden saktësisht turistët, ligji interpretohet si ndalim i hipjes së gomerëve nga turistët mbipeshë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/02/2019 - 22:25

Një djalë britanik është ekspozuar së fundmi në internet pasi i kërkoi  femrës që e refuzoinë takim të rimbursonte paratë e pijes që ai bleu për të.
 

Postuar: 15/02/2019 - 22:02

Sipas teorive të pranuara astrofizike, kur hyjmë në një vrimë të zezë, graviteti të tërheq në n

Postuar: 15/02/2019 - 19:24

Një shkencëtar që pretendon se ka studiuar evolucionin racës njerëzore prej vitesh pretendon së

Postuar: 15/02/2019 - 19:00

Presidenti ‘stil aksion’ i Rusisë ka plagosur dorën sot teksa përpiqej të hidhte në

Postuar: 15/02/2019 - 18:30

Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur sot emergjencën kombëtare, çka i lejon atij të ndë

Postuar: 15/02/2019 - 18:13

Autoritetet njoftuan sot se kanë kapur më shumë se tre ton kokainë dhe kanë arrestuar 11 person

Postuar: 15/02/2019 - 18:06

Mediat turke citonin sot ministrin e mbrojtjes Hulusi Akar të thoshte se vetëm ushtria turke do