Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gruaja 'e filmuar në dush' padit hotelet Hilton për $100mln, pamjet u përdorën në faqet porno

Postuar: 06/12/2018 - 16:03

Një grua amerikane ka ngritur padi kundër hoteleve Hilton Ëorldëide për $100 milionë pasi u filmua fshehtësisht e zhveshur në dushin e dhomës së saj dhe më pas shatazhuesi dërgoi pamjet në faqet porno të internetit.
 
Padia ndaj hoteleve të njohura ndërkombëtare pobëhet për "neglizhencë, dëme të rënda e të përhershme psikologjike, ankth mendor, stres emocional e të tjera” si dhe përfshin shpenzime mjekësore dhe humbje të ardhurash si rezultat.
 
Paditësja po qëndronte në Hampton Inn në pronësi të kompanisë Hilton Ëorldëide, në Neë York, në korrik 2015 në kohën kur sapo kishte mbaruar shkollën juridike.
 
Ajo ishte regjistruar e zhveshur në dush nga një kamera e fshehtë, thotë padia prej 19 faqesh.
 
E reja nuk dinte asgjë për atë që i kishte ndodhur, deri sa rreth tre vjet më vonë në 2018 i erdhi një email që i tregonte linkun e videos në një faqe interneti pornografie.
 
I njëjti person i ka dërguar disa mesazhe kërcënuese dhe këkesa për para duke pretenduar se e dinte se ku studionte dhe ku punonte.
 
Ajo nuk iu përgjigj shantazhuesit dhe kjo solli që video iu dërgua miqve dhe kolegëve të saj nga adresa të rreme email-i.
Shantazhuesi kishte kërkuar fillimisht $2,000 dhe më pas $1,000 në muaj për një vit, thotë padia.
Hotelet Hilton thanë se e marrin shumë seriozisht sigurinë e klientëve të tyre.
 
The woman is suing the hotel's owner, Hilton Worldwide, for $100m
 
 
.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/04/2019 - 19:22

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Irlandës së Veriut për vrasjen e gazetares Lyra McKee.

Postuar: 20/04/2019 - 11:08

Dy persona janë arrestuar si të dyshuar në lidhje me vrasjen e gazetares Lyra McKee.

Postuar: 20/04/2019 - 10:23

Një vajzë 11-vjeçare ka ndërruar jetë pasi lau dhëmbët.

Postuar: 20/04/2019 - 10:04

Gjatë kohës që katedralja e ‘Notre Dame’ në Paris ishte ende në flakë, presidenti i S

Postuar: 19/04/2019 - 22:46

Një djalë 14-vjeçar është qëlluar me thikë, në stomak dhe këmbë, pranë një plazhi në Merseyside s

Postuar: 19/04/2019 - 22:26

Rrjeti amerikan i lajmeve CNN raporton se Joe Biden do të shpallë zyrtarisht kandidaturën për pre

Postuar: 19/04/2019 - 20:49

Zyrtarët doganorë të Aeroportit të Frankfurtit në Gjermani kanë konfiskuar 252 orë dore të falsif