Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Roma ndryshon emrat e rrugëve që nderojnë fashistët

Postuar: 16/11/2018 - 20:21

Kryebashkiakja e Romës, Virginia Raggi tha sot se do të riemërohen një numër rrugësh që mbajnë emrat e fashistëve të njohur gjatë diktaturës së Benito Mussolinit dhe ka ftuar studentët e kryeqytetit të sugjerojnë emra që nderojnë italianët që kundërshtuan fashizmin gjatë viteve 1930-të.
 
Nga emrat e rrugëve të njohura që do të ndryshohen janë Via Arturo Donaggio dhe Via Edoardo Zavattari, që janë emërtuar pas shkencëtarëve që hartuan “Manifestin Racor” të vitit 1938.
 
Dokumenti famëkeq është përdorur nga qeveria e Mussolinit për të argumentuar shkencërisht paragjykimin racor dhe solli heqjen e qytetarisë për disa hebrenj italianë.
 
Kryebashkiakja tha se ishte e emocionuar për riemërimin e vendeve të famshme publike me emra të atyre që kundërshtuan fashizmin.
 
“Ne duhet të rekuperojmë kujtimin që sot po harrohet lehtësisht. Ndryshe rrezikojmë të vuajmë përsëri tragjeditë e të kaluarës”, tha Raggi 
 
Që në fillim të vitit ajo e ka përshkruar Romën si “anti-fashiste” dhe ka thënë se duhet të jetë shembull i fshirjes së emrave “që turpërojnë vendin tonë".

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 19:18

Një shpërthim raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në Lyon, në rrugën Viktor Hugo. Nga shpërthimi mësohet te ketë të paktën tetë të plagosur, mes tyre një vajzë 8-vjeçare. 

Postuar: 24/05/2019 - 17:12

Kalimi i transportit të armëve përmes lumit Colorado në Amerikë është bërë më i thjeshtë nga nd

Postuar: 24/05/2019 - 17:07

Adem Duygu, analisti ushtarak nga Turqia ka postuar së fundmi imazhet satelitore të avionit të

Postuar: 24/05/2019 - 15:27

=SHBA i ka dhënë ultimatum Turqisë, partnerit në NATO.

Postuar: 24/05/2019 - 15:12

Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, shkëmby

Postuar: 24/05/2019 - 11:23

Pak minuta më parë kryeministrja Britanike Theresa May ka dhënë dorëheqjen.

Postuar: 24/05/2019 - 08:33

Irani nuk do të dorëzohet ndaj presionit të SHBA dhe nuk do të braktisë qëllimet e tij edhe nës