Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Berlini heq shpresat për anëtarësim të shpejtë të Ballkanit

Berlini heq shpresat për anëtarësim të shpejtë të Ballkanit

Postuar: 06/02/2018 - 16:16

Qeveria gjermane ka reaguar me rezerva ndaj strategjisë së re të Komisionit Europian për Ballkanin, e cila synon t'i japë shtysë integrimit të këtyre vendeve në BE.
 
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert tha se është e qartë që këto kandidatë kanë ende për të bërë reforma të zgjeruara në vendet e tyre dhe shtoi se "nuk do të ketë anëtarësime automatike, për shkak të datave që janë vendosur më parë", shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa.
 
Megjithatë qeveria gjermane e quan shumë të rëndësishme perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit. Por sipas zëdhënësit të qeverisë, strategjia për Ballkanin e Komisionit Europian duhet të studiohet një herë mirë, kur të paraqitet të martën. Komisioni pritet të japë vlerësime edhe për perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e Bosnje-Hercegovinës.
Edhe një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane është shprehur, se janë të nevojshme reforma në fushat kryesore si shteti ligjor, aftësia e konkurrencës dhe bashkëpunimi rajonal. "Por veçanërisht duhet që grindjet të zgjidhen para anëtarësimit", thuhet nga Ministria e Jashtme gjermane.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2019 - 22:21

Një objekt hapësinor i zbuluar nga shkencëtari rus Gennady Borisov në gusht 2019 i përshkruar fillimisht si kometë nga studiuesit, mund të rezultojë të jetë një anije aliene, ka sugjeruar një studiues nga Kalifornia

Postuar: 20/09/2019 - 22:00

Në skenarët e filmave fantastikë kemi parë shpesh kur bota bëhet shkrumb e hi nga pushtuesit al

Postuar: 20/09/2019 - 20:51

Kristiano Ronaldo, u maskua si një person tjetër, dhe doli në qendër të Torinos për të luajtur

Postuar: 20/09/2019 - 20:46

Një rezident në Georgia shpërndau dje një video të detajuar të xhiruar me dron, të anijes trans

Postuar: 20/09/2019 - 19:34

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar sot se mund të lirojë të burgosurit e grupit mil

Postuar: 20/09/2019 - 19:20

Gjenerali rus Alexander Fomin, tha sot në një takim pune se avionë amerikanë ishin përfshirë në

Postuar: 20/09/2019 - 19:00

Lideri i grupit islamik libanez Hezbollah, Hassan Nasrallah paralajmëroi sot Arabinë Saudite dh