Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Fushata Itali, kontradikta politikash mes koalicionit të Berlusconi-t

Fushata Itali, kontradikta politikash mes koalicionit të Berlusconi-t

Postuar: 12/01/2018 - 19:13

Megjithë bashkimin në koalicion me Forza Italia të ish-kryeministrit Berlusconi, kreu energjik i Lega Nord në Itali,  Matteo Salvini ka hedhur dyshime mbi soliditetin e partneritetit të tyre duke shprehur kontradiktat e grupit të tij mbi disa çështje politikash.
 
 Lideri i radikalëve të djathtë ka kritikuar Berlusconi për tërhqjen nga planet për anulimin e disa ligjeve të konsideruara si liberale, si mosha e pensioneve dhe taksa e sheshtë prej 15 për qind.
Salvini tha në një intervistë se kërkonte pensionin për ata që kanë kryer 41 vjet punë, por Berlusconi, lider i  Forza Italia dhe mbështetës i biznesit, është tërhequr nga zotimi.
Dy aleatët kanë debatuar dhe për cështjen e referendumit të euros, për të cilën Salvini ka kërkuar vazhdimisht referendum, ndërsa Berlusconi është shprehur në mëdyshje.
Kreu i Lega Nord e ka transformuar subjektin e tij nga një grup i djathtë rajonal në një forcë kombëtare populiste, dhe ka kritikuar ashpër Brukselin.
"Besoj se një monedhë e vetme për 18 ekonomi, secila e ndryshme në mënyrën e saj, nuk funksionon në terma afatgjatë. Por më të rëndësishme se gjithçka janë statistikat: Që prej nisjes së monedhës së vetme, borxhi i Italisë është rritur në 900 miliardë euro. Ky eksperiment ka dështuar se kjo rrugë duhet të mbyllet”, thotë Salvini.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 15

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/06/2018 - 20:19

Në qytetin Dresden në Gjermani gjendet një shtëpi interesante e cila është kthyer në gjënë më të çmuar të banorëve vendas.E veçanta e kësaj shtëpie ngjyrë blu është se shndërrohet në një orkestër të vërtetë kur bie sh

Postuar: 20/06/2018 - 19:57

Parlamenti i Kanadasë i hapi përfundimisht rrugën përdorimit të marijuanës, duke miratuar edhe nj

Postuar: 20/06/2018 - 19:16

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të takohet me Mbretëreshën Elizabeth II gjatë një vizite n

Postuar: 20/06/2018 - 19:05

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se do të firmosë një urdhër ekzekutiv që i jep fund

Postuar: 20/06/2018 - 16:10

Miliarderët e botës vazhdojnë të pasurohen.

Turqia do të marrë avionët luftarakë F-35 pavarësisht refuzimit të Kongresit

Postuar: 20/06/2018 - 15:46

Pavarësisht se Kongresi i SHBA tha jo, Turqia është e vendosur të marrë nesër avionët e parë lu
Komisioneri i lartë i OKB: Marrëveshja globale për refugjatët, e domosdoshme

Postuar: 20/06/2018 - 15:40

Filippo Grandi, Komisioner i Lartë i OKB-së për Refugjatët në Ditën botërore të refugjatëve ka