Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Greqia kap anijen me eksplozivë drejt Libisë

Greqia kap anijen me eksplozivë drejt Libisë

Postuar: 11/01/2018 - 16:28

Roja bregdetare greke ka sekuestruar sot një anije të ngarkuar me eksplozivë që besohet se po lundronte drejt Libisë, të cilën autoritetet e përshkruan si një "bombë lëvizëse."
 
Anija Andromeda me flamur tanzanian u bllokua në portin Iraklion javën e shkuar, dhe gjatë inspektimeve në të u zbuluan 29 konteinerë me eksplozivë dhe detonatorë.  
 
"Roja bregdetare ka neutralizuar një minë lëvizëse me sahat, që mund të kishte pasoja të paparashikueshme si për njerëzit dhe mjedisin detar," tha Admiral Yiannis Argyriou.
 
Autoritetet greke e kishin ndaluar anijen në jug të Kretës dhe e kishin shoqëruar në port pas marrjes së një informacioni.
Një urdhër ndërkombëtar ndalon dërgesat e armëve e municioneve drejt Libisë, ku ende vazhdon lufta civile mes grupeve të ndryshme të armatosur.
Dyshohet se eksplozivët janë ngarkuar në anije në portin turk të Mersin me destinacion zyrtar Xhibuti dhe Oman, ndërsa më vonë kapiteni ishte instruktuar të shkarkonte dërgesën në portin libian  të Misrata.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/01/2018 - 08:06

Presidenti turk Reçep Tajip Erdogan paralajmëroi dje SHBA se po “luan me zjarrin” në lidhje me krijimin dhe trajnimin e forcës kurde të sigurisë në kufirin jugor të vendit të tij.

Tronditet bota muzikore, vdes solistja irlandeze e  Cranberries, Dolores O'Riordan

Postuar: 15/01/2018 - 20:33

Këngëtarja e grupit të njohur irlandez Cranberries, Dolores O'Riordan ka vdekur sot papritur në një hotel në moshën 46 vjeçare, njoftoi publicisti i saj. 
PE i jep një shans Italisë për të marrë agjencinë e ilaçeve të BE

Postuar: 15/01/2018 - 20:06

Edhe pse shanset duken të pakta, anëtarët italianë të Parlamentit Evropian kanë një tjetër shans për të ndaluar kalimin e agjencisë së lakmuar të medikamenteve të BE në Amster
Itali, Matteo Salvini: Të rihapen dhe taksohen shtëpitë publike

Postuar: 15/01/2018 - 19:55

Matteo Slavini, lider i të djathtës radikale të Italisë, në koalicion me Silvio Berlusconi, propozoi sot rihapjen dhe taksimin e shtëpive publike për t’i dhënë fund pros
Fushata Itali, Lëvizja 5 Yje: Fitoren na e fali Renzi

Postuar: 15/01/2018 - 19:46

Partia kryesuese në garën elektorale italiane Lëvizja 5 Yje, tha sot se ish-kryeministri i majtë Matteo Renzi u ka falur tashmë fitoren me referendumin e reformave marsin e sh
Intervista, Sharon Stone pranon ngacmimet në Hollywood dhe mbijetesën pas hemoragjisë cerebrale

Postuar: 15/01/2018 - 19:00

Aktorja e njohur amerikane Sharon Stone ka thënë dje në një intevistë televizive se ofertat e punës për të u zhdukën pas një hemorragjie cerebrale që ajo kaloi, pasi konsidero
Amerikanët kujtojnë liderin e të drejtave civile Martin Luther King

Postuar: 15/01/2018 - 17:43

Amerikanët festuan në fundjavë Ditën e Martin Luther King Jr., duke nderuar njeriun që personifikon lëvizjen e të drejave civile në SHBA dhe që kuptoi se suksesi i saj varej n