Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kosova kërkon ekstradimin e trafikuesit izraelit të organeve

Kosova kërkon ekstradimin e trafikuesit izraelit të organeve

Postuar: 13/01/2018 - 20:13

Kosova i ka kërkuar sot Qipros ekstradimin e izraelitit të arrestuar për organizmin e trafikut ndërkombëtar të organeve.
I dyshuari Moshe Harel akuzohet për organizmin e më shumë se 30 transplanteve ilegale të veshkave në një klinikë private pranë Prishtinës.
 
"Ne do bëjmë çmos që ky person të dalë para drejtësisë, si për krimet e tij dhe për dëmin ndaj imazhit ndërkombëtar të Kosovës”, tha sot ministri i drejtësisë Abelard Tahiri. 
Policia njoftoi arrestimin e tij në Qipro javën e kaluar.
 
Harel kërkohej prej një dekade nga autoritetet për shfrytëzimin e viktimave të rekrutuara nga vende të varfra të Evropës lindore dhe Azisë qendrore, duke u premtuar 15,000 euro për organet e tyre, në procedura që besohet se janë kryer në Kosovë pas vitit 2000.
 
Rrjeti ndërkombëtar i trfikut doli në dritë në vitin 2008 kur një burrë nga Turqia humbui ndjenjat në aeroportin e Prishtinës pasi i ishte hequr njëra veshkë. Policia më vonë bastisi klinikën Medicus e cila u mbyll pas skandalit.
 
Në 2013, një gjykatë evropiane në Kosovë dënoi pesë doktorë kosovarë me tetë vjet burgim për trafik ilegal organesh. Dhënësit ilegalë të organeve ishin lënë pa kujdesin e duhur mjekësor dhe ishin trajtuar si "mbeturina," thanë prokurorët gjatë gjyqit.
Por në 2016 gjykata e lartë e Kosovës anuloi dënimet dhe urfhëroi një hetim të ri i cili vazhdon.
Harel emërohej në padi si organizatori i trafikut ndërsa doktori turk Yusuf Ercin Sonmez ishte ekzekutuesi i transplanteve në klinikë.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 17

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/07/2018 - 07:40

Një ajsberg me lartësi prej 100 metrash kërcënon një fshat të vogël në Grenlandë.

Postuar: 15/07/2018 - 23:36

Mijëra qytetarë u mblodhën në qendër të Parisit për të festuar shpalljen kampion bote të Francës.

Postuar: 15/07/2018 - 22:57

Kishin kaluar një ditë të bukur në plazh, por ka përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshme pas

Postuar: 15/07/2018 - 22:29

Shefat e Spiunazhit britanik kanë frikë se xhihadistja britanike e quajtur “Vejusha e Bardh

Postuar: 15/07/2018 - 20:05

Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar mesazhin e tij pas fitores nga Franca të Kupës së B

Postuar: 15/07/2018 - 18:32

Të paktën 5 persona humbën jetën nga efektet e valës së të nxehtit që ka goditur Japoninë dhe 1.5

Postuar: 15/07/2018 - 17:43

Një familje e tërë është shuar në një aksident të rëndë të ndodhur në Kalabri këtë të dielë.