Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Marshimi i Unitetit, Thaçi: Bota e qytetëruar nuk heq dorë nga themelet, nuk gjunjëzohet para terrorizmit

Marshimi i Unitetit, Thaçi: Bota e qytetëruar nuk heq dorë nga themelet, nuk gjunjëzohet para terrorizmit

Postuar: 11/01/2015 - 21:31

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qenë pjesë e marshimit botëror të Parisit, përkrahë liderëve botërorë. Thaçi ka theksuar nga Parisi se prania në këtë marshim dëshmon solidaritetin me popullin francez.
 
Sipas tij, ky marshim është shenjë e vendosmërisë për të mbrojtur fjalën e lirë, vlerat dhe të të drejtat universale të njerëzimit.
 
"Me anë të marshimit që jam duke bërë bashkë me dhjetëra liderë botërorë dhe qindra mijëra qytetarë të Parisit, po dëshmojmë solidaritetin tonë me popullin francez, si dhe vendosmërinë për të mbrojtur fjalën e lirë, vlerat dhe të drejtat universale të njerëzimit", ka theksuar Thaçi.
 
Ndërkohë, ai ka deklaruar se liderët botërorë janë mbledhur së bashku në vendlindjen e Deklaratës së të Drejtave të Njeriut dhe Qytetarëve të 1789, për të treguar sipas tij, se bota e qytetëruar nuk heq dorë nga themelet, ku mbështetet dhe nuk gjunjëzohet para terrorizmit.
 
Në marshimin e unitetit, në nder të viktimave të gazetës satirike franceze, morën pjesë mbi 1 milionë njerëz.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 23:15

Tërmeti i fortë tronditi sot në drekë kryeqytetin grek të Athinës, duke alarmuar miliona banorë.
 
Si pasojë në disa zona është ndërprerë energjia elektrike.
 

Postuar: 19/07/2019 - 22:02

Irani ka sekuestruar sonte çisternën e dytë detare në pronësi britanike në ujërat e Ngushticës

Postuar: 19/07/2019 - 21:48

Ministria ruse e mbrojtjes ka publikuar një video me testimet në detin e Japonisë, ku dy luftan

Postuar: 19/07/2019 - 21:40

Një video tregon momentin e tmerrshëm kur një turiste zhvishet lakuriq dhe kërcen nga një urë m

Postuar: 19/07/2019 - 21:33

Modelja e bukur ruse që u martua me ish-mbretin e Maljazisë dhe u raportua më pas se është divo

Postuar: 19/07/2019 - 21:03

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Venezuelë, teksa lojtari Gerardo Mendoza, është gjetur i vrarë

Postuar: 19/07/2019 - 15:56

Irani ka mohuar sot pretendimet e President Donald Trump se një luftanije ameriakne në Gjirin P