Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mediat hungareze prezantojnë Gruevskin: Aleati anti-Soros i Viktor Orban

Postuar: 13/11/2018 - 15:21

Një nga portalet më të lexuara në Hungari 444.hu, tanimë ka shkruar një artikull në lidhje me Nikolla Gruevskin dhe e ka njoftuar opinionin se ish-kryeministri i Maqedonisë ndodhet në Budapest dhe kërkon azil politik.
 
“Gruevski ka qenë kryeministër i Maqedonisë mes viteve 2006 dhe 2016, ndërsa ka pasur marrëdhënie të fshehura me kryeministrin hungarez Viktor Orban, por edhe me partnerin e tij të koalicionit, i cili tanimë ka ndërruar jetë Artur Finkelshtein”, shkruan mediumi hungarez
 
Më tej në shkrim thuhet se Nikolla Gruevski është njëri nga politikanët e parë që ka ndjekur Orbanin në fushatën e tij zyrtare “Stop Soros” në Maqedoni.
 
Ky medium shkruan se në Ohrë Nikolla Gruevski dhe Viktor Orban, kanë pasur një takim të fshehur ku kanë diskutuar për krizën emigrante dhe politikat e tyre të përbashkëta.
 
“Orban në takimin sekret në Ohër, nga Gruevski ka kërkuar që hapur t’i kundërvihet politikës evropiane në lidhje me emigrantët ilegal dhe ta përkrahë atë në lidhje me këtë, por në këtë rast ish-kryeministri i Maqedonisë ka qenë i rezervuar”, shkruan mediumi.
 
Përndryshe, Orban ka bërë fushatë për partinë e Gruevskin në disa cikle zgjedhore në Maqedoni dhe është konsideruar si mik i afërt i tij.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 09/12/2018 - 22:30

Lëvizja e “jelekëve të verdhë”, e cila nisi fillimisht në Francë, është përhapur edhe në Belgjikë e Holandë.

Postuar: 09/12/2018 - 16:33

Dy deputetë italianë duket se kanë përzier pasionin me politikën, pasi u regjistruan fshehurazi d

Postuar: 09/12/2018 - 09:51

Policia franceze ka hedhur gaz lotsjellës ndaj turmave masive të protestuesve që pushtuan zemrën

Postuar: 08/12/2018 - 22:43

Në janar Kongresi amerikan do të rishikojë paketën e sanksioneve ndaj Rusisë, prandaj Banka Qen

Postuar: 08/12/2018 - 22:27

Teksa protestat e dhunshme në Paris po vazhdojnë deri në orët e mbrëmjes dhe është njoftuar se

Postuar: 08/12/2018 - 20:16

Protestat anti-qeveritare në Francë, krijuan një monstër, tha ministri i Brendshëm francez Chri

Postuar: 08/12/2018 - 17:24

Policia e Egjiptit tha sot se ka vrarë dy sulmues autorë të sulmit të muajti të kaluar ndaj një