Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pas Athinës, ‘digjet’ dhe Selaniku, të rinjtë përpleshen me policinë

Pas Athinës, ‘digjet’ dhe Selaniku, të rinjtë përpleshen me policinë

Postuar: 06/12/2017 - 21:43

Gjatë gjithë ditë së mërkurë deri në orët e vona të mbrëmjes kanë vazhduar protestat e dhunshme anti-policore të të rinjve grekë, të cilat prej Athinës janë përhapur në disa qytete të tjera.
 
Në Athinë incidentet filluan pak para përfundimit të manifestimit të protestës, në 9 vjetorin e vrasjes nga një patrullë policie të adoleshentit Aleksandros Grigoropulos. Incidentet filluan kur një pjesë e protestuesve mbërritën në vendon ku më 6 dhjetor 2008 u vra Grigoropulos.
 
Në Selanik, për gati një orë, anarkistët ishin ngujuar në mjediset e universitetit Aristoteli. Ata hodhën bomba molotov, bombola gazi dhe gurë kundër policisë, e cila u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe bomba zhurmuese. Pas orës 21,30 situata në Selanik u normalizua.
 
Të rinj anarkistë me skafandra dhe fytyrat të mbuluara me maska, hodhën bomba molotov, fishekzjarre dhe gurë kundër forcave të policisë.
Ata u vunë zjarrin kazanëve të mbeturinave dhe ngritën barrikada në disa prej rrugëve të zonës Eksarhia. Incidente pati edhe gjatë mesditës, kur anarkistët thyen vitrina bankash dhe dyqanesh, si dhe semaforë, nën vështrimin e forcave policore që nuk ndërhynë.
 
Incidente më të kufizuara ka patur në mjaft qytete të Greqisë.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 48

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/12/2018 - 07:30

Autoritetet gjermane kanë publikuar një kartë identiteti të Presidentit, Vladimir Putin, e cila e paraqiste atë si një agjent të shërbimit sekret të Gjermanisë Lindore, e njohur ndryshe edhe si STASI.

Postuar: 14/12/2018 - 07:20

Në një përshkallëzim të konfrontimit të Brukselit me qeverinë konservatore të Hungarisë, parlamen

Postuar: 13/12/2018 - 22:30

Forcat speciale ruse të sigurisë thanë sot se kishin arrestuar shtatë anëtarë të një rrjeti sek

Postuar: 13/12/2018 - 22:08

Policia franceze tha mbrëmë se ka neutralizuar në një aksion të gjerë 29 vjecarin Cherif Chekat

Postuar: 13/12/2018 - 20:07

Presidenti venezuelas, Nicolas Maduro, ka akuzuar këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve

Postuar: 13/12/2018 - 20:04

Përfaqësitë e palëve luftuese në konfliktin mizor të Jemenit kanë pranuar sot një armëpushim në

Postuar: 13/12/2018 - 19:49

Agjencia evropiane që monitoron abuzimin me drogat tha sot se trafikantët e kokainës po përdori