BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

tech-shëndeti

Thatësira në Itali, 10 rajone kërkojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Thatësira në Itali, 10 rajone kërkojnë shpalljen e gjendjes
Italia është në rrezik thatësire. 2/3 e territorit italian dhe të tokave bujqësore të kultivuar vuajnë nga thatësira për shkak të mungesës së reshjeve përgjatë javëve të fundit me një dëm i përllogaritur prej 2 miliardë euro.
 
Nga veriu në jug të Italisë 10 rajone  janë të gatshme t’i kërkojnë qeverisë italiane e Ministrisë së Bujqësisë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkaqe natyrore me të drejtën e aktivizimit të Fondit të Solidaritetit Kombëtar.
 
Sipas të dhënave të shoqatës kombëtare të sipërmarrësve bujqësorë e blegtoralë Liqeni i Gardës përmban aktualisht vetëm 34.5% të vëllimit të tij hidrik, lumi Po, më i madhi në Itali e mjaft i rëndësishëm për gjendjen hidrike të vendit në disa territore si në Pavia ka zbritur në 3.5 metra nën zero hidrike.
Alarmi për mungesën e ujit është shënuar edhe kryeqytetin italian Romë, teksa Governatori i Lacios Nicola Zingaretti ka shprehur shqetësimin se “në Romë po mbaron uji.” Liqeni i Braccianos në rrethinat romane ka ulur mjaft nivelin e ujit me rrezikun e katastrofës ambientale. Këtë fakt e ka pohuar dhe Ministri italian i Ambientit, Gianluca Galleti i cili ka konfirmuar se situata në Romë është kritike.
Ndërkohë Komuna e Romës po harton një plan alternativ për përballimin e situatës e në vecanti në Liqenin e Braccianos. Një nga hipotezat e mundshme të këtij plani është stabilizimi i turneve prej 8 orësh pa ujë për rreth 1 milion e gjysmë romanë.