Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dënohet me 10 vjet hajduti që tentoi të grabiste yjet e Arsenalit, Ozil e Kolasinac

Postuar: 08/11/2019 - 18:49

Një grabitës i armatosur u dënua sot me 10 vjet burg në Britani për tentativën e vjedhjes së orave luksoze të dy futbollistëve të Arsenalit të Londrës.
 
 Në gjykatë u tha se Ashley Smith, 30 vjeç, dhe bashkëpunëtori Jordan Northover, 26, tentuan të grabisin boshnjakun Sead Kolasinac dhje shoiun e tij të skuadrës Mesut Ozil, disa metra larg shtëpisë së Kolasinac në Londër me 25 korrik.
S’ith u dënua me 10 vjet burg kurse Northover do të dënohet më vonë.
 
Pamjet filmike tregonin boshnjakun Kolasinac që i rezitoi Northover teksa ky i fundit e provokonte me një mjet shpues.
Ndërsa Ozil u largua me makinë me gruan e tij për t’u strehuar në një restorant turk aty pranë.
 
Gjykatësi Ian Bourne mes të tjerash tha: "Dy të akuzuarit e kishin planifikuar një sulm të tillë, por nuk mund të them nëse kishin planifikuar të sulmonin pikërisht këta dy individë. Ata kishin planifikuar me kujdes sulmin duke u armatosur me mjete shpuese që mund të shkaktojnë plagë të rënda, kishin vjedhur një motor dhe ishin maskuar me veshje të errëta dhe kokore për të mos u njohur. Është e qartë se ata po kërkonin për kandidatë për grabitje pasi shihen që ecin para e prapa në rrugë në këtë kohë. Ata dalluan mundësinë për të grabitur dy viktimat, teksa zoti Ozil që ishte në makinë me gruan e tij të sapomartuar, dhe vepruan në mënyrë të armatosur e të rrezikshme”.
 
"Ata pozicionuan motorin pranë tyre dhe nxorrën armët duke kërcënuar zotin Kolasinac me armët e tyre dhe duke bërë kontakt.
 
"Është e qartë se dyshja nuk kishte llogaritur që zoti Kolasinac do të luftonte duke u mbrojtur, dhe u soll me trimëri teksa thika ishin drejtuar drejt tij, dhe duke e ditur se zotëronte sende me vlerë për të cilat sulmuesit mund të bënin çfarëdo për t’i pasur”.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 18:48

Drejtori i medias italiane ''Campani News'' Mario De Michele u sulmua nga persona të paidentifikuar në Gricignano di Aversa.Ndaj automjetit të tij u qëllua 7 herë me armë zjarri.

Postuar: 15/11/2019 - 18:29

Mos u gënjeni nga ajo që shihni në televizion pasi natyra në fakt nuk është madhështore sa në d

Postuar: 15/11/2019 - 16:33

Rrufetë kanë goditur dhe vrarë të paktën 18 njerëz dhe kanë plagosur dhjeta të tjerë gjatë një

Postuar: 15/11/2019 - 16:23

Sheshi qendror e Shën Petersburg ka parë shumë revolucione, parada dhe evente historike, por ta

Postuar: 15/11/2019 - 15:20

Qeveria e Kilit ka njoftuar për mbajtjen e referendumin mbi kushtetutën e vendit pas disa javë

Postuar: 15/11/2019 - 15:20

Turqia e ka dëbuar në Shtetet e Bashkuara, një shtetas amerikan, i dyshuar si pjesëtar i grupit

Postuar: 15/11/2019 - 15:17

Mediat shtetërore të Koresë së Veriut kanë lëshuar një sulm personal ndaj ish-zëvendës presiden