Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shifër rekord shikuesish për ndeshjen e futbollit të femrave në Spanjë

Postuar: 18/03/2019 - 19:14

Një numër rekord shikuesish prej 60,739 vetësh u regjistruan dje në ndeshjen e futbollit të femrave mes Barcelonës e Atletico Madrid, në stadiumin e këtyre të fundit Wanda Metropolitano, që përfundoi 2-0 për Barcelonën.
 
Dy skuadrat kryesojnë ligën e parë të femrave në Spanjë dhe me fitoren e djeshme vajzat e Barcelonës iu afruan në tre pikë udhëheqësve Atletico.
 
Rekordi i mëparshëm i futbollit të femrave mbahej nga Athletic Bilbao me 48,121 shikues në përballjen e tyre për kupë me Atletico në stadiumin San Mames në janar.
 
Por dhe në Angli një shifër prej 45,423 shikuesish mbushën stadiumin e Wembley në finalen e kupës së femrave ku Chelsea mundi rivalet e Londrës, Arsenal, 3-1. 
 
Ndërsa rekordi absolut për një ndeshje të futbollit të femrave është ende 90,185 në vitin 1999 në finalen e kupës së botës mes SHBA e Kinës, e luajtur në stadiumin Rose Bowl në Kaliforni.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/04/2019 - 11:08

Dy persona janë arrestuar si të dyshuar në lidhje me vrasjen e gazetares Lyra McKee.

Postuar: 20/04/2019 - 10:23

Një vajzë 11-vjeçare ka ndërruar jetë pasi lau dhëmbët.

Postuar: 20/04/2019 - 10:04

Gjatë kohës që katedralja e ‘Notre Dame’ në Paris ishte ende në flakë, presidenti i S

Postuar: 19/04/2019 - 22:46

Një djalë 14-vjeçar është qëlluar me thikë, në stomak dhe këmbë, pranë një plazhi në Merseyside s

Postuar: 19/04/2019 - 22:26

Rrjeti amerikan i lajmeve CNN raporton se Joe Biden do të shpallë zyrtarisht kandidaturën për pre

Postuar: 19/04/2019 - 20:49

Zyrtarët doganorë të Aeroportit të Frankfurtit në Gjermani kanë konfiskuar 252 orë dore të falsif

Postuar: 19/04/2019 - 19:59

Një grup civilësh të armatosur, pranë kufirit SHBA-Meksikë, kanë ndaluar 300 emigrantë.