BREAKING NEWS

“Një krim shtetëror”/ Artan Hoxha plas ‘bombën’, zbulon emrat e vrasësve të Remzi Hoxhës, mes tyre edhe figura të rëndësishme politike (FOTO)

“Një krim shtetëror”/ Artan Hoxha plas
x

Bota

“10 miliardë euro për një program që do të zgjasë 4 vite”, Greqia pas krizës me Turqinë hedh një tjetër hap të rrezikshëm. Ja njoftimi më i fundit

“10 miliardë euro për një program që do të

Konflikti mes dy shteteve duket që nuk po gjen paqe, Greqia dhe Turqia janë përfshirë në një konflikt të egër, që mund të përfundojë në një përplasje ushtarake.

Të dyja vendet vijojnë të kenë përplasje, pasi pretendojnë territor mbi burimet e hidrokarbureve në rajon. Turqia pretendon se janë shkelur interesat e saj, e nga ana tjetër Greqia ka marrë masat me armatim.

Pas krizës me Turqinë në Egjeun Lindor, qeveria greke ka njoftuar një program masiv armatimi. Qeveria e Mistotakis ka bërë gati 10 miliardë euro, për një program armatimi që do të zgjasë katër vite.

Programi në fjalë synon të rrisë kapacitetet e këmbësorisë, marinës dhe forcave ajrore.

Marrëdhëniet midis Greqisë dhe Turqisë për shfrytëzimin e rezervave natyrore, vazhdojnë të përkeqësohen.

Greqia synon të blejë katër fregata të reja nga Franca, me qëllim balancimin e forcës ndaj Turqisë në Egje. Kjo e fundit ka investuar ndjeshëm vitet e fundit në marinë, duke rritur kapacitetet e saj në këtë drejtim kundrejt Greqisë.

Për javë të tëra, mes Greqisë dhe Turqisë ka tensione në rritje për pretendimet e tyre për disa zona në Mesdheun Lindor, ku mendohet se ka burime të naftës dhe gazit.