BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Bota

10 vjetori i pavarësisë, Thaçi: Kosova e bekuar me miq si Amerika e BE

10 vjetori i pavarësisë, Thaçi: Kosova e bekuar me miq si

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar dje qytetarët e Kosovës për dhjetë vjetorin e pavarësisë së vendit, duke shpallur të realizuar ëndrrën e madhe të lirisë, pavarësisë e sovranitetit. “Dhjetë vjet më parë realizuam ëndrrën e madhe që krahas lirisë, Kosova të bëhet shtet i pavarur, sovran dhe demokratik. Shpallja e pavarësisë së Kosovës është akti më i lartë politik që kurorëzoi përpjekjet tona historike, sakrificën dhe synimin për të hyrë në familjen e kombeve të lira dhe sovrane. Sot, të gjithë qytetarët tanë festojnë me krenari dhe dinjitet kudo që gjenden në Kosovë, diasporë dhe kudo në trojet shqiptare. Sot, më shumë se çdo herë qytetarët tanë kujtojnë vlerat supreme të sakrificës për liri të të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të rënë në periudha të ndryshme të historisë së pasur të popullit tonë. Kosova është vend i bekuar që ka miq të fuqishëm në botë, me në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetet e BE dhe më gjerë”, thuhej në deklaratën e presidentit Thaçi, i cili me tej zotohej për mbrojtjen dhe ndërtimin e atdheut, për lumturinë, prosperitetin dhe perspektivën e popullit dhe brezat që do vijnë më pas.

Festë në Prishtinë

Prishtina ishte zbukuruar dje me flamurë të Kosovës dhe atmosfera festive e kryeqytetit zhurmonte nga qindra qytetarë që vërshonin në sheshet e kryeqytetit, nën rrezet e diellit si rrallëherë të ngrohta. Ata mbanin në duar flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë, dhe gëzonin në eventet e organizuara nga bashkia e qytetit. Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora këndoi mbrëmë në koncertin e posaçëm të përvjetorit të pavarësisë. Ndërsa kryetari i bashkisë së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kishte mbledhur për nder të dhjetëvjetorit të Pavarë- sisë, kol;gat e tij kryetarë të qyteteve shqiptare. “Sot në dhjetëvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Prishtina mirëpret kryetarët e Tiranës, Tetovës, Preshevës, Gostivarit, Fierit, Ulqinit dhe Prizrenit në takimin e dytë të Unionit të Bashkive Shqiptare”, tha ai. Urimet për përvjetorin e pavarësisë erdhën nga shumë vende mike të Kosovës, por më së shumti nga zyrtarë e ish-zyrtarë amerikanë. Ish-kreu i ushtrisë së NATO-s gjatë kohës së luftës së Kosovës Wesley Clark uroi Kosovën për 10-vjetorin e pavarësisë, duke siguruar vendin se miqësia me SHBA vetëm do të forcohet. 

Urimet e aleatëve të Kosovës

Në urimet u bashkuar zyrtarë të tjerë si ish-sekretari amerikan i shtetit John Kerry, kryeministri kroat Andrej Plenkoviç, dhe zyrtarët më të lartë të BE. Dy ditë më parë presidenti Donald Trump, dërgoi urimet e tij në prag të shënimit të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Në letrën që ia ka dorëzuar ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, thuhej se gjatë dhjetë vjetëve të pavarësisë së saj Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në forcimin e sovranitetit dhe të demokracisë multietnike. "megjithëse mbetet punë për t’u bërë, ne duartrokasim përparimin tuaj", ka thënë Trump në letër. Dhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë Kosovën e njohin 116 shtete, përfshirë SHBA dhe 23 shtete të Bashkimit Evropian me Barbadosin që është i fundit që iu shtua listës pak ditë më parë. Rusia dhe Spanja janë mes shteteve që refuzojnë ta njohin pavarësinë, pasi konsiderojnë se ky veprim mund të nxisë rajonet e tyre separatistë të kërkojnë të njëjtën gjë. Një vit pas shpallje së pavarësisë, Kosova u anëtarësua në FMN dhe Bankën Botërore ndërsa në 2010-tën Gjykata më e lartë e OKB-së i jep mbështetjen formale shtetësisë së vendit, duke thënë se është në pajtim me ligjin ndërkombëtar. Por Serbia vazhdon t’ia mohojë sovranitetin, dhe vetoja ruse në Këshillin e Sigurimit të OKB-së pengon Kosovën që të bëhet shtet anëtar i OKB-së./Andi LAMKO

Më të lexuarat