BREAKING NEWS

Aksionerë serbë në Portin e Durrësit? Alabbar zbulon se kush 'fshihet' pas kompanisë 'Eagle Hills'

Aksionerë serbë në Portin e Durrësit? Alabbar zbulon se kush
x
BREAKING NEWS

Pse vendosi të investojë në Shqipëri? Alabbar nuk 'hesht' më dhe e tregon hapur: Në Francë, Gjermani apo në Angli...

Pse vendosi të investojë në Shqipëri? Alabbar nuk
x
BREAKING NEWS

"Qesharake, me një kërkim në...", Alabbar bën reagimin e fortë pas debateve për Portin e Durrësit

"Qesharake, me një kërkim në...", Alabbar bën
x
BREAKING NEWS

Vetëm pak ditë pas vizitës në Tiranë, Presidenti i Azerbajxhanit njofton vendimin e minutës së fundit

Vetëm pak ditë pas vizitës në Tiranë, Presidenti i
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Ministria del me njoftimin e rëndësishëm dhe zbardh detajet e fundit

Çfarë po ndodh? Ministria del me njoftimin e
x
BREAKING NEWS

Zhduket papritur 14 vjeçarja shqiptare në Greqi, detajet e fundit rreth të miturës (FOTO-EMRI)

Zhduket papritur 14 vjeçarja shqiptare në Greqi, detajet e fundit
x
BREAKING NEWS

Grabisnin me dhunë të rinjtë që konsumonin kanabis, ja dy efektivët e arrestuar nga policia (FOTO)

Grabisnin me dhunë të rinjtë që konsumonin kanabis, ja dy
x
BREAKING NEWS

Pjesë e bandës famëkeqe të ‘Eskos’, ja kush janë 10 shqiptarët e arrestuar në Greqi (EMRAT+FOTO)

Pjesë e bandës famëkeqe të ‘Eskos’, ja kush
x

Bota

14,000 qytetarë janë arrestuar dhe mbi 400 janë vrarë në Iran, OKB jep alarmin

14,000 qytetarë janë arrestuar dhe mbi 400 janë vrarë

Më shumë se 14,000 qytetarë në Iran janë arrestuar kundër protestave të zhvilluara kundër regjimit. OKB ka paralajmëruar se përdorimi i dhunës ndaj përdoruesve duhet të ndalet. Ndërkohë këto janë demonstratat më të mëdha të mbajtura në historinë e vendit. Revoltimi i qytetarëve erdhi pas vdekjes së 22-vjeçares kurde Mahsa Amini e cila vdiq më 16 shtator në paraburgim në Teheran pasi u arrestua nga policia. Gjatë dy muajsh protestash në Iran, 416 persona kanë humbur jetën, duke përfshirë 51 fëmijë , sipas organizatës joqeveritare të Iranit për të Drejtat e Njeriut (IHR) me bazë në Norvegji. Kjo valë protestash është e paprecedentë në shtrirjen dhe natyrën e saj, që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979. Policia iraniane e mbikëqyrjes së sjelljes e arrestoi 22-vjeçaren Amini më 13 shtator në Teheran, ku kishte udhëtuar me vëllain e saj nga qyteti i vogël Saqez, në rajonin kurd. Ajo humbi ndjenjat në një rajon policor dhe vdiq tri ditë më pas. Policia e ndaloi atë për mbajtjen në mënyrë jo të duhur të hixhabit. Irani kërkon që gratë të mbajnë shaminë në një mënyrë që t'i mbulojë plotësisht flokët e tyre kur janë në publik. Vetëm Afganistani nën sundimin e talibanëve zbaton tashmë në mënyrë aktive një ligj të ngjashëm, madje edhe një vend tepër konservator si Arabia Saudite e ka anuluar zbatimin e tij gjatë viteve të fundit. Policia mohoi keqtrajtimin e Aminit dhe tha se ajo ka vdekur nga një atak në zemër. Presidenti Ebrahaim Raisi, i cili të mërkurën do të flasë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, premtoi se kjo ngjarje do të hetohet. Familja e Aminit thotë se ajo nuk kishte histori problemesh me zemrën dhe se iu ndalua ta shihnin trupin e saj përpara se të varrosej.

Më të lexuarat