Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

2 tërmete në 24 orë, tmerrohen banorët

Postuar: 12/09/2018 - 11:37

 Një tërmet me magnitudë 5.2 goditi këtë të mërkurë Mesdheun. Lëkundjet e kishin epiqendrën 96 kilometra nga brigjet e Antalias, në Turqi dhe u ndjenë në orën 07:20 të mëngjesit (me orën lokale).

Sipas të dhënave të para, tërmeti kishte një thellësi prej 57 kilometrash dhe lëkundjet u ndjenë edhe në zonat përreth.

Antalia është qyteti i pestë më i madh në vend dhe një destinacion tejet i preferuar nga turistët. Pikërisht këta të fundit në rrjetet sociale ndanë momentet e panikut që përjetuan.

“Lëkundjet ishin të forta dhe zgjatën shumë. Mund të shihje ndërtesat që lëkundeshin, shumë e frikshme“, shkruajti një dëshmitar.

Përdorues të shumtë në Twitter ndanë frikën e përjetuar, ndërsa të tjerë u lutën që të mos kishte të lënduar.

Deri më tani, fatmirësisht nuk raportohet për të tillë.

Një ditë më parë, e njëjta zonë u trondit nga një tjetër tërmet me magnitudë 4.8.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 3. Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/09/2018 - 17:44

Një vajzë e moshës 15-vjeçare ka ndërruar jetë teksa udhëtonte bashkë me prindërit e saj. Ngjarja ka ndodhur brenda një prej avionëve të British Airways në Nicë të Francës.

Postuar: 23/09/2018 - 14:54

Administrata e Trump njoftoi se po përgatitet të propozojë një rregull të ri, i cili ua vështirës

Postuar: 23/09/2018 - 13:32

Presidenti Donald Trump shkon të hënën në Kombet e Bashkuara për të marrë pjesë në takimet e përv

Postuar: 23/09/2018 - 09:49

Britania e Madhe mund të përballet me stuhi dëbore për gati 4 muaj, teksa vendi sipas meteorologë

Postuar: 23/09/2018 - 09:24

Një sasi rekord kokaine është kapur të premten në SHBA.

Postuar: 22/09/2018 - 23:35

Në një intervistë ekskluzive për Deutsche Wellen, deputetja gjermane liberale Renata Alt kërkon n

Postuar: 22/09/2018 - 19:56

Britania mund të përballet me stuhi dëbore për gati 4 muaj, teksa vendi sipas meteorologëve prite