
“Ky është një realitet shumë i hidhur, por është i vërtetë”/ Kreshnik Spahiu zbulon hapat që ndërmerr BE për të hapur ‘thesin’ e fondeve në Ballkan

Pas ‘dasmës’ në BBV, Nard Ndoka bën thirrjen epike për shqiptarët: Luizi u ‘martu’, në 11 shkurt të “martojmë” Ramën

“Çështjet e Brilant dhe Ervis Martinaj të lidhura”/ Gazetari zbardh prapaskenat e forta: Grupet kriminale e kanë metodë përdorimin e...

A ka kryer Ervis Martinaj ndërhyrje plastike?/ Artan Hoxha zbulon si qëndron e vërteta

Vrau të riun nga Kukësi në Prizren, zbardhet kërkesa më e fundit e prokurorisë për “Kobrën” dhe pesë të tjerë

Pas njoftimit të datës së protestës, Berisha bën lëvizjen e radhës, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Vëmendje shoferë! S’ka më të lëvizësh me makinë pa dokumente, makina monitoruese zbret në terren (Detaje)

Kush e vrau Brilant Martinajn? Artan Hoxha zbardh detaje tronditëse nga atentati në Fushë- Krujë: E njëjta skuadër i bëri atentatin edhe...

329 fëmijë rezultojnë ende të zhdukur që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Zelensky jep alarmin: Rusia po përgatit sulme të reja

Shkruar nga SOT.COM.AL 29 Nëntor 2022

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës ka thënë se 329 fëmijë konsiderohen aktualisht të zhdukur në Ukrainë, ndërsa 12,034 janë dëbuar në Rusi. Në një deklaratë të postuar në Telegram, thuhet se: Të dhënat për fëmijët e prekur deri më 28 nëntor 2022: 329 janë të zhdukur, 12,034 të dëbuar dhe 7,819 janë gjetur. Në raport thuhet edhe se shifrat nuk ishin përfundimtare pasi verifikimet ishin ende në proces nga vija e frontit, si dhe nga pjesët e okupuara dhe të çliruara të Ukrainës. Zv.kryeministrja e Ukrainës, Olya Stefanishyna, tha se qeveria po punon për një plan për të marrë hak për të gjithë viktimat. “Ky është një mesazh për rusët: Ju do të paguani për vite për të gjitha viktimat!”, theksoi Stefanosina në Konferencën për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Luftëra, që u mbajt në Londër. Nga ana tjetër Rusia po përgatit sulme të reja raketore, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Në një video-mesazh në Telegram, Zelenskyy vuri në dukje se Rusia nuk do të ndalet për sa kohë që ka raketa. "Java e ardhshme mund të jetë po aq e vështirë sa ajo që ka kaluar. Forcat tona të mbrojtjes po përgatiten. I gjithë shteti po përgatitet", shtoi ai. Duke thënë se ata kanë përpunuar të gjithë skenarët, duke përfshirë edhe partnerët e tyre, Zelensky i bëri thirrje ukrainasve që t’u kushtojë vëmendje alarmeve gjatë javës. "Situata në front mbetet shumë e vështirë. Dhe mbi të gjitha në rajonin e Donetskut, si në javët e kaluara", tha ai, duke shtuar se "Rusia po e përdor të ftohtin kundër njerëzve". Duke përsëritur se do të bëjnë gjithçka për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për luftën e saj në Ukrainë, Zelensky nënvizoi se javën e ardhshme do të ketë "hapa të rinj të rëndësishëm" në këtë drejtim, duke mos dhënë detaje.
Më të lexuarat


Turqia jep dritën jeshile për hyrjen e Finlandës në NATO, Suedia nuk merr përgjigje pozitive nga Erdogan

Boshti mes Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara në “luftën në hije” me Iranin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO ngre alarmin: Kina po kërcënon Evropën

Lufta në Ukrainë, ministri del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë po planifikon Rusia

"50% e stafit u vranë në…"/ Alarmohet Vladimir Putin, Rusia humbet gjysmën e trupave elitare ajrore

E trishtë/ Ndërron jetë gazetari i njohur, u sulmua nga një i panjohur duke...

Plagosen rëndë 12 ushtarë gjermanë, zbulohet arsyeja e rëndë

SHBA dhe Koreja e Jugut i ‘tregojnë dhëmbët’ Veriut, ja çfarë pritet të ndodhë

A do të do të dërgojë avionë luftarakë Britania e Madhe në Ukrainë? Kryeministri britanik Sunak zbulon vendimin

Përshkallëzohen tensionet/ Kërcet kallashi mes grekëve dhe turqve në Egje (VIDEO)
