BREAKING NEWS

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i përgjigjet Sali Berishës

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i
x

Bota

5-vjeçari hero bën xhiron e mediave të huaja! Shpëton motrën nga zjarri në shtëpi dhe kthehet të marrë qenin

5-vjeçari hero bën xhiron e mediave të huaja! Shpëton

Djaloshi 5-vjeçar Noah Woods nga Georgia, SHBA po flinte si zakonisht në dhomën e tij të gjumit, kur krejt papritur pa se shtëpia ishte përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht, i mituri nuk u panikos, madje veprimet e tij të mirëmenduara ndihmuan në shpëtimin e jetëve të pjesëtarëve të tjerë të familjes. Djali 5-vjeçar është konsideruar një hero nga mediat e huaja, pasi ndihmoi motrën më të vogël dhe lajmëroi prindërit që të largoheshin, teksa shtëpia e tyre u “pushtua” nga flakët.

Noah Wood, nga Bratow County arriti të shpëtonte shtatë të afërm përfshirë këtu edhe qenin e tyre nga flakët e shumta që përfshinë të gjithë shtëpinë si pasojë e një defekti elektrik.

Gjyshi i vogëlushit, David Wood u shpreh se:

“Nëse nuk do te ishte për Noah, e them me bindje që ne do të ishim ende në gjumë, kështu që nuk do të mësonin se çfarë po ndodhte. Të gjithë mund të humbnim jetën”, u shpreh ai.

Ndërkohë për këtë akt heroik, vogëlushi do të dekorohet si një zjarrfikës nderi nga autoritet lokale.