Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

9 orë dhe 400 zjarrfikës në luftë me flakët/ Do t’ju habis shuma marramendëse që është mbledhur për dy ditë

Postuar: 18/04/2019 - 11:29

Për vetëm dy ditë, më shumë se 1 miliardë euro janë mbledhur si donacion për të ndihmuar në rindërtimin e katedrales Notre Dame që u përfshi nga zjarri ditë më parë në Paris të Francës.

Gazetari Stephane Bern që ka ka ndihmuar në krijim të donacionit duke thënë se Notre Dame është një “mik i ngushtë i njerëzimit që gati u shkatërrua” tha të mërkurën në mëngjes se donacionet kanë kaluar shifrën 1 miliard gjatë ditës.

Kompani të ndryshme franceze kanë premtuar shuma të mëdha të parave për rindërtim të katedrales mesjetare e cila u përfshi nga flakët pas një aksidenti,

L’Oreal premtoi 200 milionë euro (172.7 milion euro) të martën, ndërsa grupi i mallrave luksoze LVMH i drejtuar nga Bernard Arnault, njeriu më i pasur në Francë, ka premtuar të njëjtën gjë.

Miliarderi Francois-Henri Pinault dhe kompania e naftës Total gjithashtu kanë premtuar 100 milionë euro secila.

 Presidenti Emmanuel Macron ka pohuar se katedralja do të rivendoset në lavdinë e saj të mëparshme “brenda pesë vjetësh” dhe do të jetë gati për Olimpiadën e Parisit në vitin 2024.

 

Notre Dame

Bëhet e ditur se kanë shpëtuar nga zjarri disa relike fetare duke përfshirë një nga 70 gjembat e kurorës së shenjtë të Jezu Krishtit dhe mbetjet që lidhen me Shën Denisin, martirin e krishterë dhe ish-peshkopin e Parisit dhe shenjtin Genevieve, shenjt mbrojtës e kryeqytetit francez.

Zjarri që kaploi Notrde Dame arriti të fikej pas 9 ore nga zjarrëfikësit ndërkaq, u bë e ditur se mbi 400 zjarrëfikës ndihmuan për të shmangur sa më shumë dëmimet e artitektrurës mesjetare.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/08/2019 - 23:07

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka thënë ditën e sotme se Bashkimi Europian është i gatshëm të dëgjojë idetë e kryeministrit Boris Johnson për Brexit.

Postuar: 24/08/2019 - 22:34

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk gjejnë qetësi nga vrasjet.

Postuar: 24/08/2019 - 22:00

Një 34-vjeçare e sulmuar nga partneri i saj humbi jetën në spital.

Postuar: 24/08/2019 - 21:07

Pas kritikave dhe kërcënimeve për sanksione ndaj ekonomisë braziliane, presidenti Bolsonaro ka dë

Postuar: 24/08/2019 - 19:18

NASA heton krimin e parë në hapësirë, raporton BBC.

Postuar: 24/08/2019 - 18:36

Gazetari serb Stefan Cvetkoviq, ka postuar në profilin e tij në Facebook një video në të cilën sh

Postuar: 24/08/2019 - 17:44

Një djalë i ri, adoleshent, është arrestuar nga karabinierët e Specchia, në provincën e Leçes, pa