BREAKING NEWS

Vetëflijimi, ekspertët ngrenë alarmin pas ngjarjes në Kombinat: Të thellohet hetimi!

Vetëflijimi, ekspertët ngrenë alarmin pas ngjarjes në
x

Bota

“A i mbylle këmbët?”/ Shkarkohet nga detyra gjyqtari, pyetjet skandaloze drejtuar një të abuzuare seksualisht i kushtojnë rëndë (EMRI)

“A i mbylle këmbët?”/ Shkarkohet nga detyra gjyqtari,

Një gjykatës në New Jersey është shkarkuar nga posti pas disa pretendimeve për shkelje ligjore dhe abuzime, përfshi dhe një rast kur pyeti viktimën e përdhunimit nëse ishte përpjekur të ndalonte sulmin seksual.

Gjykatësi John F. Russo Jr. u largua nga detyra pas ankesës së katërt vitin që shkoi, mes disa shkeljeve të rregullores, si në sallën e gjyqit ashtu dhe duke kërkuar favore personale nga stafi i gjykatës.

Në një nga pretendimet ankimuesi thotë se Russo e pyeti viktimën e përdhunimit sesi ishte përpjekur të ndalonte sulmin seksual, duke përfshirë dhe shprehje si “a u përpoqe të bllokosh pjesët trupore” ose “të mbyllësh këmbët,” pasi ajo përshkruante sulmin në detaje.

“Sjellja e tij ka thyer besimin e publikut. Shkeljet e vazhdueshme dhe sjelljet jo-etike kanë dëmtuar integritetin e procedurës gjyqësore dhe reflektojnë një mangësi në aftësinë e shërbimin si gjykatës,” thuhej në vlerësimin e komisionit për Russo.

Russo argumentonte se në rastin e viktimës së përdhunimit po përpiqej të ndihmonte një “viktimë të demoralizuar gjatë ekzaminimit të rrethanave, si dhe ripërfshirjen e saj në seancë”. Komisioni reagoi duke thënë se pyetjet vulgare të Russo ishin të panevojshme dhe të gabuara.