BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

A mund të jemi para një lufte? Frika se Rusia dhe Kina do të bashkohen për të shkatërruar SHBA dhe ‘reklamimi’ i kërcënimit. Zbardhen zhvillimet e fundit çfarë po ndodh

A mund të jemi para një lufte? Frika se Rusia dhe Kina do të

Është folur aq shumë kohët e fundit mbi potencialin e pafundëm që ka Kina për të pushtuar Tajvanin, ashtu si për grumbullimin e trupave ruse në kufi me Ukrainën, saqë shumë besojnë se thjesht kërkohet pak më shumë se sa një pretekst, për të nisur një luftë.

Ajo që fshihet pas kësaj analize, është frika shekullore se Rusia dhe Kina do të bashkohen për të shkatërruar Shtetet e Bashkuara, le të themi, përmes nisjes së sulmeve të njëkohshme. Kjo nuk është diçka e pakonceptueshme, por nga ana tjetër nuk është e mundshme.

Le t’ia fillojmë me Kinën. Një pushtim i Tajvanit, do të ishte padyshim një operacion amfib, me një zbarkim nga deti. Një nga parimet e luftës është vlera e befasisë. Befasia është veçanërisht e rëndësishme në një sulm amfib. Për shembull, në Normandi, SHBA-ja dhe Britania ndërmorën një fushatë masive të dezinformimit për t’i bindur gjermanët se nuk do të zbarkonin atje ku në fakt zbarkuan.

Nëse mbrojtja është fokusuar pikërisht në pikën e zbarkimit, sulmi mund të rezultojë në një kasaphanë të vërtetë. Edhe nëse Kina do të kishte një forcë superiore, shumatorja e vendosjes dhe përgatitjes korrekte të kundërshtarit mund t’i asgjësonte ushtarët e saj.

Pastaj është edhe faktori distancë. Midis Kinës dhe Tajvanit ndodhen rreth 160 kilometra ujëra. Duke ndërmarrë një sulm të drejtpërdrejtë, forca sulmuese kineze do të jetë në det për rreth 5 orë. Përveç njoftimit të palës kundërshtare për pozicionet e planifikuara, kjo forcë pushtuese do t’i nënshtrohej sulmeve ajrore dhe raketore, si dhe sulmeve më të rrezikshme nga nëndetëset.

Mundësia që kinezët të arrijnë në zonat e zbarkimit pa pësuar humbje të mëdha, është e ulët. Edhe nëse sistemet zbuluese të SHBA-së nga hapësira do të neutralizoheshin plotësisht – dhe unë dyshoj se mund të ndodhë – nëndetëset mund të sigurojnë informacione të sakta për t’u shënjestruar nga raketat amerikane të shpërndara në të gjithë botën.

Por edhe nëse trupat kineze zbarkojnë me sukses, dhe nëse trupat tajvaneze detyrohen të heqin dorë nga pozicionet e tyre, furnizimi dhe përforcimet do të paraqisnin një problem të madh për kinezët. Në këtë pikë, do të jetë marrë vesh pika e zbarkimit, dhe do të jenë hartuar rrugët e nevojshme për furnizimin e këmbësorisë kineze.

Furnizimi dhe përforcimi në rrugë ajrore, nuk do të mjaftonte. Pra, edhe nëse zbarkimi fillestar do të arrinte të pushtonte plazhin, problemi i furnizimit do të dëmtonte operacionet kineze. Pastaj ekziston edhe një problem politik.

Një pushtim kinez i Tajvanit, do të shkaktonte sinjale paralajmëruese midis aleatëve të SHBA-së në zonë, disa prej të cilave si Japonia, mund të rezultojnë të rrezikshme. Sigurisht, një fitore mahnitëse dhe me kosto të ulët nga Kina, mund t’i detyrojë ata të rishikojnë aleancat e tyre.

Por një konflikt i gjatë apo një humbje e plotë do t’i bindte aleatët e SHBA-së për qëllimet kineze, dhe ata do të përgatiteshin në përputhje me rrethanat.  Në një skenar të tillë, Kina duhet të fitojë shpejt, në rast se synon ta përdorë sulmin si një levë për të frikësuar rajonin. Dhe ky është problemi përfundimtar për Kinën.

Në çdo luftë mund të humbasësh. Një fitore do ta kthente Kinën në një superfuqi të mirëfilltë, edhe pse jo ideale. Një humbje do ta shkatërronte atë ëndërr. Përveç kësaj, SHBA-ja mund të zgjedhë t’i kundërvihet një pushtimi me veprime të njëkohshme në territoret jetike për Kinën, si Ngushtica e Malakës, apo në portet kineze.

Kinezët nuk do të mund ta kontrollonin kundërpërgjigjen  e SHBA-së, e cila mund të përfshijë mjete që do synojnë të paralizojnë tregtinë detare të Kinës. Kjo e fundit, e shoqëruar me veprime ekonomike armiqësore nga Evropa, do të bënte atë një fitore shumë vetë-dëmtuese.

Le të vijmë tani tek Rusia. Siç kam e theksuar më herët, Rusia është në procesin e përpjekjes për të rikrijuar thellësinë strategjike që kishte për shekuj dhe radhë, dhe që e humbi kur u shemb Bashkimi Sovjetik.  Deri më tani, Moska ka arritur një pozitë dominuese në Bjellorusi, dhe arriti të dalë nga lufta e fundit në Nagorno-Karabak me një pozitë të shëndoshë politike. Kjo do të thotë, përkatësisht, që ajo e ka forcuar pozicionin e saj në rrugën perëndimore mbi Rrafshin e Evropës Veriore, ndërsa siguria e pikës hyrëse në Kaukaz, është përmirësuar me lëvizje të buta politike.

Nga të gjithë pikat mbrojtëse që Rusia humbi në vitet 1990-1991, asnjë nuk është më jetike për Rusinë sesa Ukraina. Rusët kanë përdorur manovra të buta për të ndryshuar rreshtimin e qeverisë ukrainase. Por kanë dështuar në mënyrë të vazhdueshme, edhe sepse Ukraina ka një kujtesë të fortë të brutalitetit të epokës sovjetike.

Për më tepër, Kievi është mbështetur tek Perëndimi. Kjo mbështetje ka qenë e kujdesshme, që të mos provokonte frikën e Rusisë nga një sulm i mundshëm. Por tani ky mund të jetë një realitet i mundshëm. Grumbullimi i trupave ruse përgjatë kufirit të Ukrainës, duhet të lexohet në këtë kuptim.

A po përgatisin rusët një operacion ushtarak për të rimarrë Ukrainën? Problemi me një operacion të tillë është madhësia e Ukrainës. Edhe duke mos pasur asnjë rezistencë, gjë që nuk ka të ngjarë, do të duheshin javë që Rusia të pushtonte plotësisht Ukrainën.

Dhe gjatë atyre javëve do të duhej të supozonte që të mos mbërrinin armët dhe furnizimet perëndimore. Një fushatë e zgjeruar nga Rusia, do të linte zbuluar interesa të tjera ruse. Statusi i Bjellorusisë mund të sfidohet, ashtu si edhe pozicioni rus në Kaukaz.

Shfaqja e Rusisë kundër kufijve të një numri anëtarësh të NATO-s, nga vendet baltike në Sllovaki, Hungari, Rumani dhe Bullgari, ka të ngjarë ta rigjallërojë NATO-n. Nuk ka dyshim që Ukraina është kritike për Rusinë, dhe një NATO e ringjallur mund të jetë një çmim i vogël që mund të paguhet për të.

Por Rusia përballet me të njëjtin problem si Kina:Mund të humbasë. Rusia ka një ushtri të madhe, por ashtu si me sovjetikët dikur, vetëm pjesë të saj janë efektive. Dhe ashtu si me sovjetikët, aftësia e Rusisë për të mbështetur një forcë të blinduar masive në mënyrë logjistike, mbetet e panjohur.

Një pushtim i shpejtë i zonës në jug mund të mos i vendosë shumë nën presion forcat ruse. Por nëse SHBA-ja dhe NATO armatosin me shpejtësi forcat ukrainase me armë anti-tank dhe anti-ajrore, dhe t’i mbështesin me logjistikë, një fitore e shpejtë mund të shndërrohet në një betejë të gjatë.

Kjo do të ishte e vërtetë nëse do të hidheshin në betejë avionët amerikanë, të përgatitur për luftë kundër forcave të blinduara. Turqia, duke parë një shans të artë, mund të testojë forcat ruse në Kaukaz, ndërsa Polonia mund të lëvizë drejtë Bjellorusisë.

Asnjë nga këto nuk është e sigurt, por strategët rusë duhet t’i marrin seriozisht këto mundësi. Optimistët rrallë fitojnë luftëra, dhe Rusia ka mësuar të mos jetë optimiste. Ajo mund të gjendej e bllokuar Ukrainë, e goditur me armë të përparuara dhe duke u përballur me sulme nga krahët.

Pra mund të humbasë. Për më tepër, fillimi i një lufte në Ukrainë, do të nënkuptonte sakrifikimin e mundësive ekonomike në Evropë. Ndërkohë ekziston mundësia e koordinimit midis Rusisë dhe Kinës. Në pamje të parë kjo është e arsyeshme. Por në praktikë do të kishte pak efekt. Një luftë me Kinën, do të ishte një luftë detare. Një luftë me Rusinë, do të ishte një luftë tokësore.

Nuk do të kishte garë për trupa midis rajoneve, vetëm për furnizime, dhe vetëm nëse të dyja luftërat do të ishin në shkallë të gjerë, gjë që është e dyshimtë. Duke qenë të dyja në luftë me SHBA-në kundër, ato nuk do të kishin luksin e shpërndarjes së forcave, dhe as Rusia ose Kina nuk mund ta mbështesnin dot njëra-tjetrën.

Rusia nuk mund të siguronte mbështetje të rëndësishme detare, ndërsa Kina nuk mund të çojë forca tokësore domethënëse në atë distancë. Natyrisht një aleancë Rusi-Kinë për të filluar një luftë së bashku, do të fuste në panik SHBA-në, por ajo e ka treguar edhe më parë se është në aftë në përdorimin e panikut për të mobilizuar publikun.

Pra për mendimin tim, gjasat e luftës, dhe lëre më pastaj të një luftë të koordinuar, janë të pakta. As Kina dhe as Rusia nuk janë aq të dëshpëruara sa të rrezikojnë humbjen apo një luftë të gjatë dhe të përgjakshme. Dhe secila po vepron sikur nuk është e ka seriozisht çështjen e luftës. Në vend të saj, ato po reklamojnë kërcënimin. Sigurisht, të gjitha gjërat janë të mundshme, por skenari i luftës ngjan shumë i largët. / “Geopolitical Futures” – Bota.al/ Nga George Friedman