BREAKING NEWS

Përballja me Covid-19, ministrja Manastirliu jep lajmin entuziast nga Vlora

Përballja me Covid-19, ministrja Manastirliu jep lajmin entuziast nga Vlora
x

Bota

Aeroplanmbajtësja britanike 3 miliardë paund, mbyll testimet detare

Aeroplanmbajtësja britanike 3 miliardë paund, mbyll testimet detare
Disa qindra njerëz pritën sot kthimin në portin e përhershëm të aeroplanmbajtëses së dytë dhe më të re të Britanisë, HMS Prince of Wales e cila ka kushtuar 3.1 miliardë paundë dhe hyri për herë të parë në bazën e saj të  Portsmouth.
 
Disa fluturime helikopterësh shoqëruan ardhjen e luftanijes 65,000-tonëshe, për të cilën Britania thotë se ka teknologjinë më të avancuar të radarëve e shtytjes, por për të cilën Rusia ka thënë se është një ‘mamuth deti që vetëm pret të goditet nga raketat pa shpresë shpëtimi’.
 
Komandanti britanik Darren Houston tha: "Hyrja jonë e parë në Portsmouth përfaqëson kulminimin e ndërtimit dhe testimeve detare për çka kemi punuar shumë për të sjellë në shërbim HMS Prince of Wales.
 
Kryeinxhinieri Ben Daniels, një nga 600 anëtarët e ekuipazhit, tha: "Ndjehem shumë krenar të jem pjesë e HMS Prince of Wales, është një moment historik për marinën britanike”. Aeroplanmbajtësja u ndërtua në kantieret e Rosyth në Fife, në Skocinë lindore, para se të kryente tetë javë testime detare.
 
hmsprinceofwales1611-0.jpg
 
hmsprinceofwales1611-2.jpg
 
hmsprinceofwales1611-1.jpg
 

Më të lexuarat