BREAKING NEWS

Pasojat fatale të lidhura direkt me vaksinën! Komiteti i Shëndetit Publik në Amerikë konfirmojnë fakte tronditëse nga studimet e bëra: Sjellin një shpërthim çekuilibri të sistemit, sëmundje e Alzaimer, përfundimisht në tru...

Pasojat fatale të lidhura direkt me vaksinën! Komiteti i
x

Bota

Afron data e zgjedhjeve në SHBA, Trump dhe Biden debate në distancë, ja si do veprohet pas infektimit të presidentit

Afron data e zgjedhjeve në SHBA, Trump dhe Biden debate në

Duke qenë se debati i dytë midis kandidatëve për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit u anulua si shkak i infektimit të Donald Trump me Covid-19, është gjetur një zgjidhje që komunikimi me publikun të vazhdojë. Debati i dytë ishte planifikuar që të mbahej me 15 tetor në mbrëmje, ndërkohë kandidati republikan Trump dhe rivali i tij demokrat, ish zëvendës presidenti Joe Biden, kanë zhvilluar mbrëmjen e së enjtes sipas orës amerikane, takime të hapura me pyetje-përgjigje nga qytetarët. Rrjeti televiziv NBC News njoftoi të mërkurën se do të transmetonte drejtpërdrejtë takimin e presidentit Trump me votuesit e qytetit të Majamit në shtetin e Floridës. Ndërkohë rrjeti televiziv ABC News ka planifikuar tashmë të transmetojë takimin me zotin Biden në qytetin e Filadelfias të shtetit të Pensilvanisë, në të njëjtën orë. VOA raporton se Florida dhe Pensilvania konsiderohen si shtete kyçe për secilin kandidat në zgjedhjet e 3 nëntorit. Numri i votuesve që do ndjekin secilin nga takimet mund të jetë një tregues jo-statistikor për preferencat e votuesve kur kanë mbetur më pak se tre javë përpara ditës së zgjedhjeve. Ndryshimi i kanalit nga një takim tek tjetri mund t'u japë gjithashtu votuesve të pavendosur një mundësi për të parë se si kandidatët u përgjigjen pyetjeve të njëjta. Pothuajse 12 milionë amerikanë kanë votuar tashmë në ato që njihen si votime të hershme e që janë zhvilluar në shumicën e shteteve amerikane. Shumë vetë zgjodhën të votojnë më herët për shkak të interesit të shtuar për fushatën, ndërsa të tjerë me qëllimin për të shmangur radhët e gjata gjatë ditës së zgjedhjeve dhe qëndrimin pranë me votuesit e tjerë gjatë pandemisë.

Zhvillimet

Dy aktivitetet politike të së enjtes nuk do të kenë asgjë të ngjashme me atë që mund të kishte qenë debati i dytë mes dy kandidatëve, pas debatit të ashpër mes tyre në fund të shtatorit që disa analistë e cilësuan si më të keqin në historinë politike të vendit. Gjatë debatit të tyre 90 minutësh kandidatët shpesh ndërprisnin njëri-tjetrin, me ndërhyrje më të shpeshta nga ana e Trump krahasuar me zotin Biden. Të dy kandidatët ishin planifikuar të takoheshin ballë për ballë të enjten në mbrëmje. Por zoti Trump u tërhoq nga debati pasi Komisioni i pavarur për Debatetet Presidenciale deklaroi se debati do të zhvillohej virtualisht. Komisioni e mori vendimin ndërsa shëndeti i zotit Trump ishte në dyshim pas diagnostikimit të tij me COVID-19. Menjëherë më pas zoti Biden caktoi takimin e tij që do të transmetohej në rrjetin televiziv ABC dhe debati më vonë u anulua zyrtarisht. Sipas planifikimeve të dy kandidatët pritet të debatojnë për herë të fundit në 22 tetor, 12 ditë përpara zgjedhjeve. Sakaq, Presidenti Trump, mbajti një tubim në Ajova ndërsa vazhdon një javë maratonë të aktiviteteve të fushatës zgjedhore, nëpër shtetet ku i duhet një fitore. Ndërkohë, Biden nuk mori pjesë në ndonjë ngjarje publike. Në vend të kësaj, ai mbajti një organizim virtual për mbledhje fondesh nga Uilmington, dhe u dërgoi mesazh përmes një video-incizimi myslimanëve amerikanë. Biden njoftoi në Twitter se fushata e tij mblodhi 383 milionë dollarë në shtator. Fushata e tij tani ka 432 milionë dollarë. Fushata e Trumpit dhe Komiteti Kombëtar Republikan nuk kanë publikuar shifrat e tyre të mbledhjes së fondeve për muajin shtator.

Biden hedh poshtë akuzat për takimin me biznesmenin ukrainas

Neë York Post, duke cituar një email të paverifikuar, thotë se djali i Biden rregulloi një takim mes babait të tij dhe një zyrtari të lartë të një kompanie të energjisë në Ukrainë. Një zëdhënës i fushatës zgjedhore presidenciale të Bidenit menjëherë kundërshtoi raportin e 14 tetorit në të cilin gazeta nuk dha asnjë provë të takimit. Facebook dhe Twitter kufizuan shpërndarjen e artikullit në pritje të kontrollit të fakteve. “Hulumtimet e mediave, gjatë procesit të Impeachment-it, dhe madje edhe dy komitete të Senatit të udhëhequra nga republikanët, kanë arritur të njëjtin përfundim: që Joe Biden zbatoi politikën zyrtare të SHBA-së ndaj Ukrainës dhe nuk ka bërë asnjë keqbërje. Zyrtarët e administratës së Trumpit i kanë vërtetuar këto fakte nën betim”, tha zëdhënësi i fushatës së Bidenit, Andrew Bates. “Për më tepër, ne kemi rishikuar oraret zyrtare të Joe Biden nga ajo kohë dhe asnjë takim, siç pretendohet nga New York Post, nuk ka ndodhur kurrë”, tha Bates.

Më të lexuarat