BREAKING NEWS

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do të jetë moti në gjithë Shqipërinë dhe surprizat e papritura në fundjavë

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do
x
BREAKING NEWS

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika, ka të plagosur dhe disa të arrestuar. Zbardhet shkaku pse nisi konflikti në mes të rrugës

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika,
x
BREAKING NEWS

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës, Taulant Balla del me njoftimin e jashtëzakonshëm dhe zbulon lëvizjen që do të bëjë Kuvendi në shtator: E papranueshme dhe absurde...(FOTO)

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen ‘Bomba’, ‘Merimanga’ e grupi i famshëm ‘Intelektuali’ të përfshirë dhe politikanë shqiptarë, ja çfarë di për rastin e Ilir Metës

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen
x
BREAKING NEWS

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur shqiptar, autor i 135 veprave dhe albanolog me zë (EMRI+FOTO)

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur
x
BREAKING NEWS

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush përflitet se do të ikë nga kabineti

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush
x
BREAKING NEWS

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike, aftësinë e kufizuar dhe kujdestarin e personit, ja kategoritë që përfitojnë

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike,
x
BREAKING NEWS

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në Itali, zgjedhjet në shtator alarmojnë inteligjencën e fshehtë, ndërhyrje emergjente për të parandaluar të papriturat, ja prapaskenat

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në
x

Bota

Agravimi i situatës pas vizitës së Nancy Pelosit, Kina merr një tjetër vendim drastik ndaj SHBA-së

Agravimi i situatës pas vizitës së Nancy Pelosit, Kina merr

Kina është duke i dhënë fund bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara në disa sektorë kyçë, përfshirë ndryshimet klimatike, bisedimet për ushtri dhe përpjekjet për të luftuar krimin ndërkombëtar.

Ky vendim vjen pas vizitës që ka kryer në Tajvan udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Nancy Pelosi.

Kina, e cila ka bërë të ditura edhe sanksionet kundër Pelosit dhe familjes së saj, e konsideron vizitën e saj si sfiduese në këtë ishull, pasi pretendon sovranitet mbi Tajvan.

Ky ishull, në anën tjetër, e konsideron veten të ndarë nga Kina. Vendimet e reja janë bërë të ditura nga Ministria e Jashtme e Kinës të premten. Sipas saj, dialogu mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre kinezë për mbrojtje, do të ndalet, derisa do të pezullohet bashkëpunimi për rikthim të imigrantëve ilegalë, për ndryshimet klimatike dhe krimin ndërkombëtar.

Ministria kineze po ashtu e ka konsideruar vizitën e Pelosit në Tajvan si “provokim skandaloz”.

Pelosi është zyrtarja më e lartë amerikane që viziton këtë ishull në 25 vjetët e fundit.

Mirëpo Sekretarja për Media në Shtëpinë e Bardhë, Karine Jean-Pierre, ka thënë se Pelosi ka pasur “çdo të drejtë” për të shkuar në Tajvan dhe se masat e reja të Kinës janë “në thelb të papërgjegjshme”.

“Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të mbajtur linja të hapura të komunikimit me Pekinin, teksa mbrojmë interesat dhe vlerat tona”, ka thënë ajo.

Ndonëse SHBA-ja nuk e njeh zyrtarisht Tajvanin, ajo mban lidhje të forta me ishullin, duke përfshirë shitjen e armëve me qëllim të mbrojtjes territoriale.

Aktualisht Pekini është duke zhvilluar stërvitje ushtarake në ajër dhe det rreth Tajvanit dhe stërvitjet pritet të vazhdojnë deri të dielën.

Më shumë se 100 aeroplanë luftarakë dhe 10 anije luftarake kanë marrë pjesë në këto stërvitje.

Sipas medias shtetërore kineze, të paktën një raketë balistike është parë të ketë kaluar mbi ishull.

Ministria e Jashtme e Tajvanit nuk ka konfirmuar apo mohuar vërtetësinë e një deklarate të tillë, mirëpo i ka konsideruar stërvitjet si “akte provokative”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të premten se nuk ka “arsyetim për këtë përgjigje ushtarake ekstreme, përshkallëzuese dhe joproporcionale”./REL

Më të lexuarat