BREAKING NEWS

Regjistrohen 40 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë në Shqipëri

Regjistrohen 40 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha do të largohet përfundimisht nga Partia Demokratike? Kreshnik Spahiu bën parashikimin e BUJSHËM, zbërthen skenarin e ish-kryeministrit: Do ndodhë në shtator. Uroj që ambasadorja Kim të kuptojë këtë!

Sali Berisha do të largohet përfundimisht nga Partia Demokratike?
x
BREAKING NEWS

“Një ndryshim i madh po vjen”/ Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’, zbulon për herë të parë fundin fatal që e pret Sali Berishën pas shpalljes ‘non grata’: Deklarata e Yuri Kim rrugë shpëtimi për Bashën, ja çfarë pritet

“Një ndryshim i madh po vjen”/ Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Vjen momenti i shumëpritur! Mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë që ishin të ngujuar në kampin e ferrit ‘Al Hol’ në Siri, shoqërohen nga Rama dhe Çuçi (VIDEO)

Vjen momenti i shumëpritur! Mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14
x

Bota

Agravon situata/ Tensionet e rritura mes dy vendeve të fuqishme, ja çfarë do ndodhë pas takimit Biden-Putin. Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë del me deklaratën e fortë

Agravon situata/ Tensionet e rritura mes dy vendeve të fuqishme, ja

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan, Joe Biden do të mbajë i vetëm një konferencë për media, pas takimit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Dy liderët pritet të takohen më 16 qershor në Gjenevë të Zvicrës.

Tensionet mes dy vendeve kanë shënuar rritje gjatë muajve të fundit dhe paraqitja e Bidenit në konferencë, pa Putinin, po shihet si një tregues i këtyre raporteve.

Një zyrtar i administratës amerikane, që nuk deshi të identifikohej, tha se Biden, duke u paraqitur vetëm, do të ketë mundësi që përmes “një formati të duhur të komunikojë qartë me median lidhur me temat që janë diskutuar në takim”, raporton Reuters.

Kjo mënyrë e komunikimit gjithashtu thekson dëshirën e administratës amerikane për të sfiduar Kremlinin dhe për të shmangur një lloj shfaqjeje komode me liderin rus, për të cilin Biden ka thënë se është “një vrasës”.

Ajo gjithashtu dallon shumë me paraqitjen pas takimit të Putinit me paraardhësin e Bidenit, Donald Trump, në Helsinki më 2018. Pas atyre bisedimeve me dyer të mbyllura, Trump doli në një konferencë të përbashkët për shtyp me Putinin, duke mbrojtur Rusinë pas vlerësimeve të inteligjencës amerikane se Moska ndërhyri në zgjedhjet presidenciale më 2016.

Biden gjendet në Kornuall të Mbretërisë së Bashkuar ku po merr pjesë në një samit me udhëheqës të tjerë të G7-ës, që do të përfshijë bisedime për Rusinë dhe Kinën Ai më pas shkon në Bruksel për takime me zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

“Ne presim që ky takim të jetë i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë”, tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.

Biden fajëson Rusinë për sulmin kibernetik ndaj institucioneve amerikane dhe të paktën strehimin e kriminelëve që qëndrojnë prapa sulmeve kundër tubacionit kryesor të karburantit në SHBA dhe degës amerikane të fabrikës braziliane për përpunimin e mishit – JBS.

Biden gjithashtu do të bëjë presion mbi Putinin në lidhje me situatën në Ukrainë, burgosjen e kundërshtarit të Kremlinit, Alexei Navalny dhe mbështetjen e Alyaksandr Lukashenkas në Bjellorusi.

Por, ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara duan një marrëdhënie “të qëndrueshme” me Rusinë që do t’iu mundësonte të dyja vendeve të punojnë së bashku për çështje të përbashkëta strategjike.

Putini tha në një intervistë të gjërë me NBC të transmetuar më 11 qershor se marrëdhënia SHBA-Rusi ishte “përkeqësuar në pikën më të ulët në vitet e fundit”.