BREAKING NEWS

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte përdhunimin nga disa persona, kush është shefi i lartë i Policisë: I kërkoi favore seksuale dhe mbesës së shkrimtarit të madh Martin Camaj

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte
x

Bota

Aksidenti tragjik ajror, përfundojnë operacionet e shpëtimit, analizohet kutia e zezë dhe zbulohet mesazhi i fundit i pilotit

Aksidenti tragjik ajror, përfundojnë operacionet e shpëtimit,

97 viktima dhe 2 të mbijetuar është bilanci përfundimtar i aksidentit tragjik ajror që ndodhi një ditë më parë në Pakistan. Njoftimi u dha nga Ministria e Shëndetësisë, që deklaroi dhe përfundimin e operacioneve të shpëtimit. Të gjitha viktimat janë identifikuar.

Rënia e avionit në një zonë të banuar në Karachi shkaktoi 8 të plagosur, të cilët morën ndihmën e parë në spital dhe janë në gjendje të mirë. “Pakistan International Airline” njoftoi nisjen e hetimit mbi aksidentin.

“Avioni pati një defekt teknik”, deklaroi zëdhënësi i kompanisë ajrore, për “Sky News”. “Kjo ishte gjëja e fundit që u dëgjua nga piloti. Është një aksident vërtet tragjik”.

“Dunya News” bëri të ditur se është gjetur kutia e zezë e avionit dhe nga një regjistrim që kanë mundur të sigurojnë prej dialogut me kullën e kontrollit, piloti mendohet të ketë thënë se kishte humbur të dy motorët. Disa sekonda pas “Mayday, Mayday, Mayday” pati vetëm heshtje.

Më të lexuarat