BREAKING NEWS

Shpërthen një tjetër vatër, shënohet rasti i parë me koronavirus në qytetin që deri tani ishte imun, infektohet një shitës në treg

Shpërthen një tjetër vatër, shënohet rasti i parë
x

Bota

Aksidenti tragjik/ Shpërtheu si bombë mbi banesa, publikohen momentet e tmerrshme të rrëzimit të avionit ku humbën jetën 99 persona

Aksidenti tragjik/ Shpërtheu si bombë mbi banesa, publikohen momentet

Një aksident i rëndë ajrorë u shënua paraditen e djeshme, ku fatkeqësisht humbën jetën 99 persona, në aeroplan ishin 107 persona në bord dhe u rrëzua në qytetin e Karaçit në Pakistan.

Së fundmi mediat e  huaja kanë publikuar edhe  një video ku duket momenti  kur avioni është rrëzuar mbi  banesa në  një nga lagjet e këtij qyteti.

Nga burimet e Autoritetit të Aviacionit Civil dje u raportuar se avioni ishte rrëzuar një minutë  para uljes së tij në aeroport.

Këto pamje janë  rregjistruar nga kamerat e sigurisë që tregon të gjithë pamjen e qartë në momentin e rrëzimit të avionit.  Gjatë sekondave të fundit të fluturimit ku ai  zhduket pas ndërtesave, e në pak sekonda shpërthen një zjarr i madh dhe re të mëdha tymi.

Kujtojmë se rrërzimi i avionit në Pakistan vjen vetëm pak ditë pasi ky shtet  kishet rifilluar fluturimet tregtare, pas masave drastike bllokuese të Covid-19.