BREAKING NEWS

Yuri Kim nxjerr foton dhe paralajmëron ndryshimin e madh në Shqipëri

Yuri Kim nxjerr foton dhe paralajmëron ndryshimin e madh në
x

Bota

Aktori i njohur i Hollyvood bën paralajmërimin e frikshëm për Joe Biden: Trump është i vetmi që mund ta shpëtojë SHBA-në. Ja çfarë na pret në vijim

Aktori i njohur i Hollyvood bën paralajmërimin e frikshëm

Aktori i njohur Jon Voight ka publikuar një videomesazh, në të cilin ka paralajmëruar amerikanët mbi atë se çfarë do të ndodhë sipas tij kur Joe Biden dhe administrata e tij të marrin detyrën. 81-vjeçari i ndan shpesh pikëpamjet e tij politike në rrjetetsociale. Ndërsa ishte ulur para një flamuri amerikan, Voight me qetësi paralajmëron se 'po shkojmë poshtë në një rrugë që nuk ka emër tani. Ne nuk duhet të lejojmë që kombi ynë të shkërmoqet. "Më lejoni t'ju paralajmëroj të gjithë se jemi në rrezik të madh nëse biem nën administratën e Biden" tha ai.

Në sulmin e tij ndaj Demokratëve, Voight synon drejtpërdrejt guvernatorin Gavin Newsom, i cili është përballur me kritika për kufizimet ndaj koronavirusit dhe së fundmi, një shtetrrethim për një muaj në Kaliforni.

"Ne po shkojmë në një rrugë pa emër tani. Ne nuk duhet të lejojmë që kombi ynë të shkërmoqet. Më lejoni t’ju paralajmëroj të gjithëve se jemi në rrezik të madh nëse biem nën administratën e Biden. Ne jemi të gatshëm të luftojmë për liri, jo liri për të djegur flamurin tonë, por për ta ngritur atë me lavdinë e kësaj toke të lire.E vërteta le të zbulohet që Presidenti Trump është i vetmi njeri që mund ta shpëtojë këtë komb", tha ai.

Voight gjithashtu i nxit ndjekësit e tij që t’i luten Perëndisë, Jezusit, Moisiut dhe shenjtërve të tjerë, që t’i mbrojnë.

 

Më të lexuarat