
Video/ Ikin dritat gjatë koncertit të Noizy-t, revoltohet turma duke bërtitur njëzëri: Rama ik!

Kërcet thika mes kushërinjsh, 5 persona dërgohen me urgjencë drejt spitalit

U plagos nga pronari i shtëpisë, punonjësi i IMT-së rrëfen tmerrin: Ishte i dehur, iu hodha sipër dhe i kapa armën pasi...

Foto/ Çfarë po ndodh? Trafik kilometrik në aksin Elbasan-Tiranë

“Sezoni turistik në Jug po dështon prej...”, deputeti i PD akuzon ashpër kryeministrin dhe publikon foton: Ja çfarë po përpiqet të bëjë Rama

Moti bën kthesën drastike, çfarë ndodh me temperaturat javën e ardhshme

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

“Qeveria turp i Shqipërisë!” Salianji pas artikullit të The Sun: Rama nuk po bën asgjë për të parandaluar shpopullimin dhe trafikimin e qytetarëve

Akuzohet për keqmenaxhimin e pandemisë, Presidenti do të hetohet për krime kundër njerëzimit

Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Tetor 2021

Një raport nga një komision të posaçëm i Senatit brazilian do të rekomandojë që Presidenti Jair Bolsonaro të përballet me akuza penale për trajtimin e pandemisë COVID-19 që ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 600,000 njerëzve në vend.
Raporti prej gati 1,200 faqesh i hartuar nga senatori Renan Calheiros, akuzon zotin Bolsonaro për veprime të tilla si nxitja e përdorimit të trajtimeve të pamiratuara si për shembull hidroksil-klorina edhe pasi ato u panë të ishin të paefektshme, si edhe vonesat në blerjen e vaksinave.
Raporti arrin në përfundimin se presidenti Bolsonaro besonte se lejimi i përhapjes së virusit në të gjithë Brazilin do të çonte në imunitetin e tufës, duke bërë që një pjesë e madhe e popullsisë të fitonte imunitet nga sëmundja duke u infektuar prej saj.
Raporti i senatorit Calheiros rekomandon që ndaj zotit Bolsonaro të ngrihen akuza për krime kundër njerëzimit, falsifikim dokumentesh dhe nxitje të krimit.
Raporti gjithashtu rekomandon ngritjen e akuzave kundër dhjetëra zyrtarëve të qeverisë dhe aleatëve të presidentit, përfshirë tre nga djemtë e tij, njëri prej të cilëve është senator.
Raporti, i cili do t’i paraqitet komisionit të plotë prej 11 personash të mërkurën, është rezultat i një hetimi gjashtëmujor mbi përgjigjen e zotit Bolsonaro ndaj pandemisë, të cilin ai e ka hedhur poshtë duke e quajtur të motivuar politikisht.
Komisioni i plotë pritet ta miratojë raportin javën e ardhshme dhe t’ia përcjellë prokurorit të përgjithshëm, i cili është emëruar nga Presidenti Bolsonaro, duke i bërë të pakta gjasat që ai të ndiqet penalisht. /VOA
Më të lexuarat


Ish-sekretari amerikan i shtetit plas deklaratën e fortë: SHBA është në prag të luftës me Rusinë dhe Kinën

E rëndë/ Avioni përplaset me restorantin, humbin jetën personat në bord

Autori i njohur në gjendje kritike pas sulmit me thikë, reagon djali i tij

Deklarata e fortë e ish-oficeres së inteligjencës: Bastisja e FBI-së te rezidenca e Trump po përdoret nga Rusia, ja cilat janë qëllimet

Një vit pas tërheqjes amerikane nga Afganistani, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë del me paralajmërimin e fortë

Video/ Ngjarje e rëndë në aeroport, plas grushti mes punonjësit të shërbimit dhe një pasagjereje

Rusia nuk ndalet, bombardon tubacionet e gazit dhe linjat e energjisë elektrike

Bashkëpunimi hapësinor mes Rusisë dhe Iranit/ Ngrihen shqetësime në Perëndim, ja çfarë paralajmërojnë zyrtarët amerikanë

Lufta në Ukrainë/ Papa Françesku i shqetësuar bën thirrjen urgjente: Po largohet vëmendja nga uria në botë, duhet...

Video/ Spektakël në Çeki, Ferrari i Formula 1 gara në autostradë, policia vihet në ndjekje, por...
