Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Al Kaeda pranon sulmin në Paris: Morëm hak ndaj Profetit, ndaloni sulmet kundër myslimanëve që të jeni të sigurt

Al Kaeda pranon sulmin në Paris: Morëm hak ndaj Profetit, ndaloni sulmet kundër myslimanëve që të jeni të sigurt

Postuar: 10/01/2015 - 09:50

Al Kaeda ka marrë përsipër sulmin e ndodhur në revistën satirike "Charlie Hebdo", duke thënë se gjithçka është bërë sipas paralajmërimit të Orama Bin Laden, para vdekjes së tij.
Bin Laden u vra nga forcat ushtarake amerikane në kompleksin e tij në Pakistan më 2 maj 2011.
 
Një burim brenda Al Kaedës në Jemen ka siguruar përmes një deklarate të plotë duke pretenduar përgjegjësinë për sulmin ndaj zyrave të Charlie Hebdo në Paris.
 
“Udhëheqësit e Al Kaedës në Jemen drejtuan operacionin, dhe ata kanë zgjedhur objektivin e tyre me kujdes si një hakmarrje për nder të Profetit”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Al Kaeda.
 
Gjithashtu, në mesazhin e Al Kaedas thuhet se objektivi ishte në Francë në veçanti për shkak të rolit të saj të dukshëm në luftën kundër Islamit dhe popujve të shtypur.
 
Më tej organizata terroriste jep edhe arsyet pse vonuan në marrjen e përgjegjësisë për sulmin duke deklaruar se kjo u bë për shkak të ruajtjes së sigurisë për 2 vëllezërit Kouachi. Megjithatë në mesazh theksohet se operacioni mbart një numër të madh mesazhesh për vendet perëndimore.
 
<br />
 
Ditën e sotme, sipas mediave ndërkombëtare, mësohet se Al Kaida ka kërcënuar Francën me më shumë sulme terroriste pas 17 njerëzve që u vranë në zyrat e Charlie Hebdo dhe në një supermarket hebre.
"Është më mirë për ju që të ndaloni agresionin tuaj kundër myslimanëve, kështu që ndoshta do të mund të jetoni në mënyrë të sigurt. Nëse ju refuzoni, atëherë prisni një lajm të gëzueshëm", ka thënë në një video një zyrtar i sheriatit nga Al Kaida në Gadishullin Arabik (AQAP), Harith el Nadhari.
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 23:15

Tërmeti i fortë tronditi sot në drekë kryeqytetin grek të Athinës, duke alarmuar miliona banorë.
 
Si pasojë në disa zona është ndërprerë energjia elektrike.
 

Postuar: 19/07/2019 - 22:02

Irani ka sekuestruar sonte çisternën e dytë detare në pronësi britanike në ujërat e Ngushticës

Postuar: 19/07/2019 - 21:48

Ministria ruse e mbrojtjes ka publikuar një video me testimet në detin e Japonisë, ku dy luftan

Postuar: 19/07/2019 - 21:40

Një video tregon momentin e tmerrshëm kur një turiste zhvishet lakuriq dhe kërcen nga një urë m

Postuar: 19/07/2019 - 21:33

Modelja e bukur ruse që u martua me ish-mbretin e Maljazisë dhe u raportua më pas se është divo

Postuar: 19/07/2019 - 21:03

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Venezuelë, teksa lojtari Gerardo Mendoza, është gjetur i vrarë

Postuar: 19/07/2019 - 15:56

Irani ka mohuar sot pretendimet e President Donald Trump se një luftanije ameriakne në Gjirin P