BREAKING NEWS

Autoritetet italiane tregojnë çfarë pritet: Lufta nuk është fituar ende, nuk ka kthim në normalitet. Komisioneri i emergjencës shëndetësore tregon se vendi do të dalë nga kjo dramë vetëm nëse...

Autoritetet italiane tregojnë çfarë pritet: Lufta nuk
x

Bota

Alarm në Itali, numri i të prekurve nga virusi vdekjeprurës rritet në mënyrë të frikshme (Zbardhet shifra zyrtare)

Alarm në Itali, numri i të prekurve nga virusi vdekjeprurës

Vazhdon të rritet në mënyrë të frikshme numri i të prekurve nga koronavirusi në Itali. Brenda 24 orësh në provincën e Lombardisë dhe Venetos kanë vdekur dy persona dhe janë prekur 51 persona.

Pas një 78-vjeçari, i cili ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spitalin Schiavonia në Monselice, në provincën e Padovës një tjetër viktimë shënohet mëngjesin e se shtunës.

Mediat italiane raportojnë se viktima e parë është Adriano Trevisan, babai ish-kryetarit të Bashkisë, i cili prej 10 ditësh qëndroi nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa viktima e dytë është një grua, 77 vjeçe.

Sipas mediave italiane gruaja ishte e prekur nga koronavirusi, por nuk dihen ende shkaqete e vdekjes.  Mësohet se në spital ndodhet i shtruar dhe një tjetër banor i të njëjtës zonë, që i përket bashkisë së Cinto Euganeo.

Lajmi i hidhur është konfirmuar përmes një komunikate zyrtare nga guvernatori i rajonit, Luca Zaia. Ky i fundit pohoi se dy raste të reja me koronavirus janë zbuluar dje, të cilët ishin vendas dhe nuk kishin udhëtuar në Kinë, ndërsa bëhet fjalë për një 42-vjeçar dhe një 53-vjeçar. Në dy rajonet veriore, Lombardi dhe Veneto numri i të prekurve nga virusi vdekjeprurës ka arritur në 51.

Deri më tani, koronavirusi u ka marrë jetën 2360 personave në të gjithë botën, ndërsa numri i të prekurve ka shkuar në mbi 78 mijë njerëz.