
E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Alarm në Kremlin, shpërthen në flakë ndërtesa e shërbimeve sekrete ruse, humb jetën një person, plagosen dy të tjerë

Shkruar nga SOT.COM.AL 17 Mars 2023

Një zjarr i madh ka shpërthyer dje në një godinë të përdorur nga shërbimi i brendshëm rus i inteligjencës (FSB ) në Rostov, në Rusinë jugore, në kufirin me Ukrainën. Siç ka njoftuar agjencia e lajmeve Tass, një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur. Në rrjetet sociale janë shpërndarë video në të cilat shihen flakët në shumë pjesë të ndërtesës dhe tym që shihej në të gjithë qytetin. Banorët e Rostovit raportuan se kishin dëgjuar "një shpërthim të fortë " përpara zjarrit. FSB është shërbimi i sigurisë së brendshme të Rusisë dhe është përgjegjës për kundërzbulimin, sigurinë kufitare dhe kundërterrorizmin. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një problem me qarkun. Më pas, disa kontejnerë me karburant dhe lubrifikantë kanë shpërthyer nga flakët, siç raportoi guvernatori i rajonit të Rostovit, Vasily Golubev. Zjarri ka rënë në katin e dytë të ndërtesës në 20 Sievers Avenue.
Dy mure kanë rënë dhe sipërfaqja ku kanë shpërthyer flakët ka arritur në 880 metra katrorë. Banorët e banesave që ndodhen pranë objektit të djegur nga flakët, janë evakuuar menjëherë. Qyteti është kryeqendra e rajonit jugor të Rostovit në kufi me rajonet Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës, aktualisht ‘arena’ kryesore e luftimeve intensive. Ka pasur një sërë sulmesh me zjarrëvënie në ndërtesat qeveritare në Rusi, të tilla si zyrat e regjistrimit dhe të rekrutimit, që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt 2022. Muajin e kaluar, presidenti Vladimir Putin i tha FSB-së të punonte akoma më shumë, pai po shtohej spiunazhi dhe sabotimi nga Ukraina dhe Perëndimi. Mykhailo Podolyak, një ndihmës i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, mohoi se Ukraina ishte përgjegjëse për shpërthimin në Rostov, duke shkruar në Twitter: "Ukraina nuk ndërhyn, por shikon me kënaqësi...".
Më të lexuarat


Kriza e emigrantëve, Kroacia deporton rreth 100 persona në Bosnje

Tragjike/ Raportohet numri viktimave emigrantë në kufirin Kanada-SHBA, mes tyre edhe fëmijë

Thyen shkëmbinjtë brenda vullkanit "Nevado del Ruiz"/ Shkencëtarët: Aktivizohet alarmi portokalli, pritet të shpërthejë për pak ditë

Dy trena dalin nga shinat, ka të lënduar

SKANDAL në kopshtin e fëmijëve/ Kamerat kapin mësuesin duke ngacmuar seksualisht fëmijët

Lëkundje tërmeti afër Shqipërisë, ja sa ishte magnituda

Vrau të dashurën ditën e Shën Valentinit, merret vendimi për sportistin

“Bota duhet ta marrë seriozisht”, media greke japin alarmin: Ky është shteti që po përgatitet fuqishëm për luftë

Trupa paqeruajtëse në Ukrainë? Kremlini kërcënon Perëndimin dhe bën paralajmërimin e frikshëm: Do të ndodhë diçka jashtëzakonisht e rrezikshme nëse...

Arrestimi i gazetarit, SHBA del me thirrjen urgjente për qytetarët amerikanë: Ikni të gjithë nga Rusia! Çfarë pritet të ndodhë?
