BREAKING NEWS

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për Ndryshim”: Ka vetëm dy mundësi në jetë!

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen
x

Bota

‘Allahu është në anën tonë’, Erdogan jep lajmin e bujshëm pas shpimeve në Detin e Zi

‘Allahu është në anën tonë’, Erdogan jep

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka njoftuar zbulimin e 405 miliardë metra kub gaz në Detin e Zi, i cili duket se është burimi më të madh i gazit natyror që Turqia ka identifikuar në historinë e saj në Detin e Zi.

Ndërsa ka vizituar platformën e shpimit, Erdogan u tha punëtorëve: “Ne i kemi dhënë kombit tonë lajmin e mirë që ka pritur për vite me radhë, si rezultat i punës suaj të zellshme dhe të suksesshme.”

Presidenti turk veshi uniformën e punës për t’u fotografuar me anëtarët e tjerë të ekipit.

“Në emrin tim dhe kombit tim, ju falenderoj dhe me gjithë zemër uroj dhe grupet e punës në Barbara, e Reis Orouts, të Yavuz ”, duke thënë se ai shpresonte dhe se Allahu është në anën e tyre.

“Anija jonë vazhdoi të operojë pas zbulimit të fushës së parë të gazit. Gjatë studimeve të reja, u zbuluan edhe 85 miliardë metra kub gaz. Vëllimi i përgjithshëm tani është 405 miliardë metra kub“, tha ai.

Në gusht, Rexhep Tajip Erdogan tha se pajisja e shpimit Fatih kishte identifikuar rreth 320 miliardë metra kub gaz, më e madhja në historinë turke.

Disa muaj më parë, Ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Donmez tregoi se autoritetet turke mund të kërkojnë një tender ndërkombëtar për të ndërtuar një tubacion gazi për të transportuar gaz në bregdet.