Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ambasadori i Venezuelës: Guaido është rekrutuar një dekadë më parë nga SHBA

Postuar: 12/02/2019 - 17:21

Muajin e kaluar media amerikane raportoi se lideri i opozitës venezuelane Juan Guaido e shpalli veten president të përkohshëm pas një telefonate me zv. presidentin Mike Pence.
 
Dje ambasadori i Venezuelës në Moskë, Rafael Faria Tortosa, tha se presidenti i vetëshpalluar është rekrutuar nga SHBA afro një dekadë më parë dhe se është një ‘kukull’ e Uashingtonit.
 
“Sipas informacioneve tona Guaido është rekrutuar rreth 10 vjet më parë. Ai është dërguar për të studiuar në Serbi, ju nuk e dini këtë, por këtu nisi gjithçka”, tha Tortosa duke folur në një komision të parlamentit rus.
 
"Kur erdhi koha .. ata thanë se ishte i përgatitur, por në fakt ai është krejt i papërgatitur për këtë detyrë. Ai është vetëm një kukull në mënyrë që SHBA të qëndrojë prapa tij e të flasë”, shtoi diplomati duke pohuar se koncepti i “presidentit të përkohshëm” nuk ekziston në Venezuelë.
 
"Sigurisht që janë bërë gabime nga shteti dhe Presidenti Maduro. Por nuk janë këto gabime që sollën situatën si është tani. Që prej vdekjes së komandantit Chavez ka pasur bojkot në prodhimin e ushqimit dhe mjekimeve sepse SHBA nisi luftën ekonomike" shtoi ai.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/02/2019 - 22:25

Një djalë britanik është ekspozuar së fundmi në internet pasi i kërkoi  femrës që e refuzoinë takim të rimbursonte paratë e pijes që ai bleu për të.
 

Postuar: 15/02/2019 - 22:02

Sipas teorive të pranuara astrofizike, kur hyjmë në një vrimë të zezë, graviteti të tërheq në n

Postuar: 15/02/2019 - 19:24

Një shkencëtar që pretendon se ka studiuar evolucionin racës njerëzore prej vitesh pretendon së

Postuar: 15/02/2019 - 19:00

Presidenti ‘stil aksion’ i Rusisë ka plagosur dorën sot teksa përpiqej të hidhte në

Postuar: 15/02/2019 - 18:30

Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur sot emergjencën kombëtare, çka i lejon atij të ndë

Postuar: 15/02/2019 - 18:13

Autoritetet njoftuan sot se kanë kapur më shumë se tre ton kokainë dhe kanë arrestuar 11 person

Postuar: 15/02/2019 - 18:06

Mediat turke citonin sot ministrin e mbrojtjes Hulusi Akar të thoshte se vetëm ushtria turke do