Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Amerika e heq nga fytyra buzëqeshjen diplomatike: Turqia të mos e shkelë “vijën e kuqe” me insinuatat mbi grushtin e shtetit

Amerika e heq nga fytyra buzëqeshjen diplomatike: Turqia të mos e shkelë “vijën e kuqe” me insinuatat mbi grushtin e shtetit

Postuar: 17/07/2016 - 11:17

Amerika e hoqi nga fytyra buzëqeshjen diplomatike për t’i kujtuar Turqisë të mos shkelë “vijën e kuqe” me insinuatat publike të përfshirjes së saj në grushtin e shtetit të orkestruar nga ushtria.

“Pretendime të tilla janë jo vetëm totalisht të rreme, por edhe të dëmshme për marrëdhëniet dypalëshe”, deklaroi John Kerry pasi ministri turk i Punës la të kuptohej qartë se çfarë flitet korridoreve të Ankarasë.

Duke u kujtuar aleancën e tyre, Recep Tayyip Erdogan u kërkoi Shteteve të Bashkuara të ekstradojnë ish-mikun e tij, sot armik të përbetuar, klerikun Fethullah Gulen. Mbi të, Erdogani drejtoi gishtin e fajit të komplotit, por vet dijetari islamik mohon çdo përfshirje.

“Si njeri që ka vuajtur goditjet e disa grushteve ushtarake përgjatë 5 dekadave të fundit, është fyese për mua të akuzohem se kam lidhje me një përpjekje të tillë. Mesazhi im për popullin turk është të mos i shohë asnjëherë pozitivisht ndërhyrje të tilla ushtarake, sepse nuk është kjo mënyra për të ndërtuar demokracinë. Nuk forcohet qeveria republikane në këtë mënyrë. Por them se ekziston një mundësi e vogël, ka një mundësi që grushti i sapopërjetuar të jetë i stisur”, tha Fetullah Gulen, dijetar.

Turma gjigante njerëzish u janë përgjigjur thirrjeve të Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe ministrave të kabinetit në Turqi, për t’i dalë edhe një herë në mbrojtje demokracisë pas grushtit ushtarak.

Më pak se 24 orë më parë, mijëra vetë u aktivizuan kundër grushtit të dështuar ushtarak, i cili në fund i dha kreut të shtetit dorë të lirë për aksion në rivlerësimin e pushtetit, e i hapi derën arrestimit të 3.000 ushtarëve dhe pezullimit të 2.700 gjykatësve. Mes të ndaluarve ka edhe gjeneralë.

Pas një bilanci të rëndë vdekjesh, 161 civilë e policë - sipas shifrave zyrtare, - dhe 104 ushtarë, si dhe gati 1.440 të plagosurish, situata sipas kryeministrit Binali Yildirim tani është krejtësisht nën kontroll. Oficerë të Forcave Ajrore, Policisë Ushtarake dhe njësive të koracuara ishin ato të përfshira përgjithësisht në grushtin e shtetit, të konsideruar pasojë e përçarjes së thellë të vendit për shkak të projektit të Erdoganit për transformimin e Turqisë dhe infektimit nga dhuna e luftës në Siri.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 09:56

Të gjithëve na ka ndodhur që të gënjejmë të paktë një herë në jetë për të shpëtuar nga një situatë e sikletshme dhe e kemi justifikuar veten me idenë se ishte thjesht një gënjeshtër e bardhë.

Postuar: 15/11/2019 - 09:43

Në Kaliforni një nxënës i një shkolle të mesme, i veshur me të zeza,  ka vrarë me armë zjarr

Postuar: 15/11/2019 - 07:33

Komisioni Europian ka nisur një procedurë kundër Britanisë së Madhe për dështimin e emërimit të n

Postuar: 15/11/2019 - 07:24

Kryetarja e Dhomës së Ulët të Kongresit amerikan Nancy Pelosi tha dje se Presidenti Donald Trump

Postuar: 14/11/2019 - 20:25

Rusia ka ofruar kohët e fundit pamje të testeve të rezistencës për mjetet saj ushtarake ndaj ef

Postuar: 14/11/2019 - 19:43

Një yll është pikasur së fundmi duke lëvizur me shpejtësi marramendëse përmes universit, pasi u

Postuar: 14/11/2019 - 18:07

Një tërmet i fuqishëm i magnitudës 7.2 i shkallës rihter është regjistruar pak minuta më parë në