BREAKING NEWS

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën pedagogut të njohur

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën
x

Bota

Amerikanët japin alarmin, shërbimet ruse kanë nisur dezinformimet për COVID-19, ja si po sulmohet Uashingtoni

Amerikanët japin alarmin, shërbimet ruse kanë nisur dezinformimet

Zyrtarët amerikanë akuzojnë shërbimet ruse të zbulimit po përdorin tre faqe interneti në gjuhën angleze për të përhapur dezinformim për pandeminë, në përpjekje për të shfrytëzuar krizën që ka krijuar në SHBA përhapja e virusit ndërkohë që afrojnë zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Kështu ka njoftuar dje “Zëri i Amerikës” ku shprehet se dy shtetas rusë, të cilët kanë pasur role të rëndësishme në agjencinë e zbulimit të ushtrisë ruse, të njohur me inicialet GRU, janë identifikuar nga zyrtarët amerikanë si personat përgjegjës për përpjekjet e dezinformimit që kishin në shënjestër publikun amerikan dhe shtetas të tjerë perëndimorë, thonë zyrtarët amerikanë. Ata komentuan për agjencinë e lajmeve “Associated Press” me kusht që të mbeteshin anonimë, pasi nuk kishin autorizim për të folur publikisht. Informacioni kishte qenë më parë sekret, por zyrtarët thanë se e kishin klasifikuar si jo-sekret në mënyrë që të diskutohej më hapur kërcënimi nga ky dezinformim. Ndërkaq zyrtarët thanë se po e diskutonin këtë shqetësim për t’u rënë kambanave të alarmit për disa faqe interneti dhe për të demaskuar atë që zyrtarët amerikanë e cilësojnë si një lidhje e qartë mes këtyre faqeve dhe shërbimeve ruse të zbulimit. Sipas tyre, duket qartazi se qëllimi i këtyre dy faqeve është të hedh poshtë punë e Amerikës dhe të thur lëvdata për Rusinë. Sipas tyre, nga fundi i majit deri në fillim të korrikut, tha një nga zyrtarët, faqet elektronike në fjalë kishin postuar 150 artikuj për përgjigjen ndaj pandemisë, përfshirë raportime që lavdëronin Rusinë dhe denigronin Shtetet e Bashkuara. Lidhur me këtë çështje ka reaguar shefi i shërbimeve amerikane të kundërzbulimit, i cili përmes një deklarate publike paralajmëroi se Rusia vazhdon të përdorë aktorë të fshehtë në internet për të avancuar synimet e saj.

Elemente dezinformimi nga faqet ruse

Ndër të tjera “Zëri i Amerikës” raporton se, zyrtarët amerikanë shpjegojnë se këto faqe përhapin variantet e tyre të ngjarjeve në mënyrë të sofistikuar, me qëllime keqdashëse të maskuara mirë, në forma që të kujtojnë pastrimin e parave: artikuj të shkruar në anglishte të pastër, shpesh me një këndvështrim të qartë pro-rus, qarkullojnë nëpër faqe të tjera elektronike për të fshehur burimin e vërtetë dhe për të çorientuar lexuesit për legjitimitetin e informacionit. Sakaq ato kanë cituar disa nga artikujt që shprehin qartazi qëllime dezinformimi të publikut në lidhje me pandeminë dhe dashakeqëse për SHBA. Ndër titujt që tërhoqën vëmendjen e zyrtarëve amerikanë ishin “Ndihmat e Rusisë për të luftuar COVID-19 në SHBA krijojnë hapësirë për përmirësim marrëdhëniesh”. Sakaq bëhet e ditur se, përveç temave politike problemet që kanë mbërthyer SHBA, si pandemia dhe protestat për drejtësi racore, kanë ofruar një terren të favorshëm për përhapjen e dezinformimit. Vetë Presidenti Trump është kritikuar që ka postuar në llogaritë e tij video me deklarata të pavërteta apo ka mbështetur përdorimin e një ilaçi për koronavirusin, që nuk mbështetet nga komuniteti shkencor si kurë ndaj COVID-19. Facebook dhe Twitter i kanë bllokuar këto video. M ë tej Zëri i Amerikës konfirmon se përveç koronavirusit, artikujt e qarkulluar në këto faqe përqendrohen edhe në zhvillimet e brendshme në SHBA, por dhe në terma të tjera global. Një tjetër titull shqetësues është edhe ky i fundit ku thuhet ekzaktësisht se Pekini beson se COVID-19 është armë biologjike, gjë e cila konfirmon se këto faqe me doemos po u bëjnë jehonë kundërshtarëve të Trump. Një tjetër artikull me titull “Kurthi ukrainas për Joe Biden” shkruante se vazhdon të shtjellohet drama që lindi me zbulimin e lidhjeve të djalit të zotit Biden me një kompani energjetike ukrainase.