Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Anadolu, studimi: Lufta kundër Terrorit e SHBA, ka vrarë gjysmë milionë njerëz

Postuar: 09/11/2018 - 19:02

Sipas një studimi të Brown University, rreth gjysmë milioni njerëz janë vrarë nga “Lufta kundër Terrorit” e nisur nga Shtetet e Bashkuara pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, raporton agjencia Anadolu.
 
Projekti i Brown University me titull “Kostot e Luftës”, llogariste se numri total i vdekjeve në tre vendet kryesore Irak, Afganistan e Pakistan ishte diku rreth 480,000 e 507,000 njerëz.
 
Nga këto rreth 65,000 ishin në Pakistan, 147,000 në Afganistan, dhe 268,000 - 295,000 në Irak. Ndërsa rreth 7,000 ushtarë amerikanë janë vrarë gjatë 17 viteve të fundit.
 
Raporti thotë se shifrat janë të paplota pasi nevojiten llogaritje për numrin e viktimave në konflikte të tjera si Siria dhe ofensivat finale të Irak.
 
"Ky studim vetëm sa gërvisht sipërfaqen e kostove njerëzore  të 17 viteve luftë”, thuhet në raport.
 
Në një kohë që publiku i percepton këto konflikte si drejt reduktimit e mbylljes, numri i viktimave në Afganistan për vitin 2018 është një nga më të lartët e gjithë luftës.
 
“Është e rëndësishme që bërësit e politikave dhe të tjerët t’i shikojnë në tërësi pasojat e këtyre konflikteve, pasi ato janë të ndërlidhura,” tha autori i studimit Neto Crawford.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/01/2019 - 22:47

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras konsideron se marrëveshja e Prespës është marrëveshje historike edhe për Athinën edhe për Shkupin zyrtar, duke theksuar se ratifikimi i marrëveshjes shpreh një obligim patriotik.

Postuar: 20/01/2019 - 21:43

Policia greke ka bërë bilancin e personave të plagosur dhe të shoqëruar si pasojë e protestës së

Postuar: 20/01/2019 - 19:45

Një projekt ligji i ri i miratuar nga parlamenti në Britaninë e Madhe ka ngjallur mjaft debate.

Postuar: 20/01/2019 - 16:31

Është përshkallëzuar protesta para parlamentit grek në Athinë, ku mijëra protestues janë mbledhur

Postuar: 20/01/2019 - 15:56

Është shoqëruar me tensione protesta e një pjesë të qytetarëve grekë para parlamentit në Athinë,

Postuar: 20/01/2019 - 14:31

Marrëveshja e Prespës, e arritur për të zgjidhur mosmarrëveshjen rreth emrit midis Maqedonisë d

Postuar: 20/01/2019 - 14:17

Mijëra grekë kanë paralajmëruar një protestë masive mesditën e kësaj të diele në sheshin‘Si